Tuba Buyukustun, e njohur në Shqipëri si Elifi e serialit “Diamante dhe Dashuri”, ka mrekulluar me bukurinë dhe elegancën e saj në një mbrëmje gala të yjeve botërorë në Gjenevë të Zvicrës.
Mbrëmja gala ishte organizuar nga marka zvicerane e orëve luksoze “IWC Schaffhausen”, përveç të tjerëve edhe me pjesëmarrjen e yjeve botërorë si Karolina Kurkova, Irina Shayk, Olga Kurylenko, Isabelle Huppert, Lewis Hamilton dhe Adriana Lima. Tuba Buyukustun, e cila prej muajsh ka ardhur me një imazh të ri me flokë të shkurtra, është imazhi i markës zvicerane të orëve për Turqinë./ tvklan.al