Aktorja e dashur Hatice Sendil, e njohur si Eli˛ e serialit “Një pjesë e imja” është shtruar në spital, ku do të sjellë në jetë fëmijën e saj të parë. Media turke raporton se Sendil është shtruar të martën në Spitalin Amerikan në Stamboll. Muajt e parë të shtatzënisë aktorja i ka kaluar në sheshin e xhirimit të serialit “Një pjesë e imja”, transmetuar në Televizionin Klan. Bashkëshorti i saj, Burak Sagyasar tha se Elif˛ pritej të kryente lindje normale, pa operacion, ndërsa fëmija do të quhej Xhan.
Hatice Sendil dhe Burak Sagyasar u martuan dy vite më parë. Ndërsa së fundmi “HaberTurk” publikoi disa foto nga një set i veçantë përgatitur para ardhjes në jetë të bebes. Fotot u shpërndanë edhe nga vetë aktorja me mbishkrimin “duke pritur Xhan-in tonë” por që ka edhe kuptimin “duke pritur shpirtin tonë”./tvklan.al