Këngëtarja e njohur Eli Fara ka qenë e ftuar paraditen e sotme në emisionin ‘Wake Up’, ku ndër të tjera ka folur rreth çështjeve profesionale, por edhe për ato personale.
E pyetur në lidhje me marrëdhënien me të bijën, Marinën, këngëtarja u shpreh se ato janë mjaft të lidhura dhe për këtë sigurisht ka ndikuar edhe fakti që ajo ka qenë shumë e re kur Marina ka ardhur në jetë.
“Kam qenë vetëm 18 vjeçe kur lindi Marina. Nuk është mirë të bëhesh nënë në moshë kaq të re. Megjithatë me kalimin e viteve, i thua vetes se ke bërë mirë”- u shpreh e prekur këngëtarja e njohur shqiptare.