Lidhja e Elgid Dodës me moderatoren simpatike Klea Huta ishte një nga temat më të diskutuara në median rozë. Edhe pse akoma ky lajm nuk është konfirmuar ende nga ata të dy, në syrin e publikut ata janë tashmë një çift. Së fundmi ka thyer heshtjen këngëtari Elgid Doda.
I ftuar në emisionin “Oktapod” Elgiti u pyet lidhur me këtë çështje dhe pasi qeshi gjatë në fillim të pyetjes u përgjigj me ironi: “Jo mo jemi akoma në fazë njohje.” Më pas duke iu kthyer seriozitetit Elgiti ka thënë: “Nuk do të thotë që dy njerëz që drekojnë bashkë janë dosmodoshmërisht të lidhur, por jemi akoma në fazë njohje,”-përfundon Elgiti.