Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Elez Biberaj për Edi Ramën: Autoritar dhe më i korruptuar

2019/04/06 at 9:22 PM
në Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Elez Biberaj për Edi Ramën: Autoritar dhe më i korruptuar

Elez Biberaj, drejtor për Euroazinë në ‘Zërin e Amerikës’, në fjalimin e mbajtur në ceremoninë e 110 vjetorit të gazetës ‘Dielli’, ka kritikuar ashpër kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Në fjalën e tij, Biberaj e cilëson Ramën një qeverisës të pasfiduar, sundimi i të cilit dëmtohet nga qeverisja e dobët.


“Pas fitores me një shumicë dërmuese në zgjedhjet e vitit 2017, Kryeministri Edi Rama qeveris i pasfiduar. Por sundimi i tij është dëmtuar nga qeverisja e dobët, korrupsioni i përhapur thellë, keqadministrimi ekonomik, dhe stili i tij i udhëheqjes ka krijuar shumë kundërshtarë.

Siç ka ndodhur edhe me disa udhëheqes të tjërë europiano-lindorë, Rama është bërë dukshëm më autoritar, më i korruptuar, më arrogant dhe më pak transparent. Ai është përpjekur ta forcojë pushtetin e tij në maksimum, duke ngushtuar hapësirën publike, duke minuar institucionet e pavarura, duke e mbushur gjyqësorin me besnikë, nën maskën e reformave dhe duke margjinalizuar opozitën. Rama ka krijuar një model qeverisjeje që bazohet tek kleptokracia, duke dhënë pa tendera, kontrata me vlerë qindra milionë dollarëshe për kompanitë pranë qeverisë. Marrëdhëniet klienteliste mes zyrtarëve qeveritarë dhe biznesmenëve të njohur kanë deformuar procesin vendimmarrës të qeverisë, duke shkelur rregullat bazë të lojës, duke prishur konkurrencën në treg dhe duke u hequr qytetarëve të zakonshëm çdo mjet përmes së cilit ata do të mund të ndikonin në sjelljen e ndryshimeve.

Shtypi është bërë më pak i lirë dhe i pavarur. Kryeministri ka sfiduar në mënyrë të vazhdueshme vetë parimin e një shtypi të pavarur, duke krijuar median e tij televizive në internet, ERTV. Ai i ka goditur në mënyrë të vazhdueshme mediat, duke përdorur një retorikë gjithnjë e më agresive dhe kërcënuese dhe duke i karakterizuar ato si “kazan.” Sulmet e tij të fundit ndaj Zërit të Amerikës pas transmetimit të një raporti mbi bashkëpunimin mes zyrtarëve të Partisë Socialiste dhe grupeve të krimit të organizuar gjatë zgjedhjeve të vitit 2017, ishin jashtëzakonisht befasuese në ashpërsinë e tyre.

Shumë gazetarë, të pambrojtur ndaj trysnisë politike dhe ekonomike, praktikojnë auto-censurën dhe shmangin mbulimin e temave tabu. Është shqetësuese që në vitin 2019, shqiptarët duhet të mbështeten tek mediat ndërkombëtare, përfshirë Zërin e Amerikës, për mbulimin e çështjeve të ndjeshme.

Rama ka refuzuar të dënojë rastet e shumta skandaloze për korrupsionin, përfshirë publikimin e përgjimeve që tregojnë lidhjet e zyrtarëve të lartë socialistë me grupe të krimit të organizuar në blerjen e votave gjatë zgjedhjeve të vitit 2017. Pa as më të voglin shqetësim, ai u ka ofruar pandëshkueshmëri zyrtarëve të lartë edhe përkundër të dhënave të qarta për korrupsion dhe bashkëpunim me grupet të krimit të organizuar dhe trafikantë të drogave.”- shprehet ai.

Biberaj ndalet edhe raporti i DASH, ku vendi ynë renditet si një një nga vendet tranzi dhe kyç, për shpërndarjen e lëndëve narkotike dhe krimit të organizuar.

“Raporti i Departamentit të Shtetit për Strategjinë e Kontrollit Ndërkombëtar të Narkotikëve për vitin 2019, botuar në mars, e identifikon Shqipërinë si një vend tranzit kyç për shpërndarjen e narkotikëve dhe “një bazë operacionesh për organizatat e krimit të organizuar që veprojnë në Shtetet e Bashkuara, Evropë, Lindjen e Mesme dhe Amerikën e Jugut.”  Raporti e rendit Shqipërinë si një vend ku kryhet pastrim i madh parash duke shtuar se “korrupsioni zyrtar është i përhapur dhe ushqen një mjedis në të cilin trafikantët e drogës përgjithësisht janë në gjendje të veprojnë pa u ndëshkuar.” Raporti i Departamentit të Shtetit vë në dukje se reformat e drejtësisë janë dëmtuar nga “korrupsioni i përhapur.”

Në këtë kontekst, opozita e drejtuar nga Partia Demokratike vendosi në muajin shkurt (2019) të largohej nga parlamenti. Ky hap i paprecedentë e futi Shqipërinë në një gjendje tensionesh të shtuara, që rrezikon shpërthimin e dhunës, shkatërrimin e qeverisjes dhe shtyrjen e integrimit në BE. Rama nuk i ka pranuar kërkesat e udhëheqësit të Partisë Demokratike Lulzim Basha për të dhënë dorëheqjen dhe për të krijuar një qeveri teknike, duke i cilësuar ato si thjesht përpjekje për të marrë pushtetin në tavolinë. Megjithë urgjencën e situatës, Kryeministri nuk ka bërë përpjekje serioze për të hyrë në dialog me opozitën.”-thekson Biberaj.

Etiketa: edi ramaelez biberaj


Ju sugjerojmë

Begaj vizitë në Ohër, takim me presidenten Siljanovska-Davkova
Aktualitet

Begaj vizitë në Ohër, takim me presidenten Siljanovska-Davkova

12 Korrik, 2025 10:08 pm
Deklarata që i kushtoi shtrenjtë, Bill Gates është  51 miliardë dollarë më i varfër
Bota

Deklarata që i kushtoi shtrenjtë, Bill Gates është 51 miliardë dollarë më i varfër

12 Korrik, 2025 9:24 pm
Franca njofton paktin për krijimin e Shtetit të Kaledonisë së Re
Bota

Franca njofton paktin për krijimin e Shtetit të Kaledonisë së Re

12 Korrik, 2025 9:09 pm
Ukraina: Rusia po na vret me armët e Koresë së Veriut
Bota

Ukraina: Rusia po na vret me armët e Koresë së Veriut

12 Korrik, 2025 9:03 pm
Shkodër/ Plagosi me armë zjarri 26 vjeçarin, shpallet në kërkim autori
Kronikë

Shkodër/ Gjendet pa shenja jete në makinë një 50-vjeçar, dyshohet se…

12 Korrik, 2025 8:40 pm
Deputetët britanikë letër qeverisë: Të njohim Palestinën si shtet!
Bota

Deputetët britanikë letër qeverisë: Të njohim Palestinën si shtet!

12 Korrik, 2025 7:56 pm
Mbipopullohen burgjet në Suedi/Arrihet marrëveshja me Estoninë, do të marrë me qira…
Bota

Mbipopullohen burgjet në Suedi/Arrihet marrëveshja me Estoninë, do të marrë me qira…

12 Korrik, 2025 7:46 pm
“Kur mbaron mandati misionarit?”/ Berisha: Kur shqiptarët të votojnë të lirë
Aktualitet

Ndarja nga jeta e Daum, Berisha: Mbylli sytë në atdheun e tij të dytë

12 Korrik, 2025 7:43 pm
Lufta në Ukrainë, Von der Leyen: Po përgatisim sanksione të reja kundër Rusisë
Bota

Trump shpalli tarifa 30% për produktet e BE, Von der Leyen: Gati për kundërpërgjigje

12 Korrik, 2025 7:20 pm
U rrëzua në banesën e tij, humb jetën i moshuari në Tiranë
Kronikë

Shpërthen bombola e gazit në një banesë në Shkodër, plagoset një person

12 Korrik, 2025 6:44 pm
Para
Fjalimi i plotë i Biberaj/ Kritikat e forta për Ramën, këshilla për Bashën

Fjalimi i plotë i Biberaj/ Kritikat e forta për Ramën, këshilla për Bashën

Dua Lipa dhe Emina Cunmulaj postime kundër Trump

Dua Lipa dhe Emina Cunmulaj postime kundër Trump

Ernest Gjoka, emërohet trajner i ri i Kukësit

Ernest Gjoka, emërohet trajner i ri i Kukësit
















TE FUNDIT

Begaj vizitë në Ohër, takim me presidenten Siljanovska-Davkova

Begaj vizitë në Ohër, takim me presidenten Siljanovska-Davkova
12 Korrik, 2025

Presidenti i vendit, Bajram Begaj ka zhvilluar një vizitë në Ohër, me ftesë të homologes së tij, Siljanovska-Davkova. Përmes një...

Lexo më shumë

Deklarata që i kushtoi shtrenjtë, Bill Gates është 51 miliardë dollarë më i varfër

Deklarata që i kushtoi shtrenjtë, Bill Gates është  51 miliardë dollarë më i varfër
12 Korrik, 2025

Pasuria e bashkëthemeluesit të Microsoft-it, Bill Gates, ka rënë ndjeshëm me 51 miliardë dollarë në vetëm disa ditë, pas deklaratës...

Lexo më shumë

Franca njofton paktin për krijimin e Shtetit të Kaledonisë së Re

Franca njofton paktin për krijimin e Shtetit të Kaledonisë së Re
12 Korrik, 2025

Franca dhe Kaledonia e Re kanë arritur një marrëveshje “historike”, përmes së cilës arkipelagu përtej detit do të shpallet zyrtarisht...

Lexo më shumë

Ukraina: Rusia po na vret me armët e Koresë së Veriut

Ukraina: Rusia po na vret me armët e Koresë së Veriut
12 Korrik, 2025

Kreu i shërbimit të inteligjencës ushtarake të Ukrainës, Kirilo Budanov, zbuloi se Koreja e Veriut aktualisht furnizon deri në 40...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com