Shqipëria ka dalë me 3 pikë nga ndeshja kundër Andorës, e vlefshme për eliminatoret e Kupës së Botës, që do të mbahet vitin e ardhshëm në Katar. Kuqezinjtë kanë fituar me rezultatin 0-1 me Andorën, falë një goli të shënuar nga Lenjani në minutën e 41-të, duke u renditur të dytët në grupin e tyre.
Kështu kombëtarja jonë luan ndeshjen e radhes përballë Anglisë, e cila gjithashtu ka 3 pikë. Kjo ndeshje do të luhet të dielën në orën 18:00 në stadiumin “Air Albania”./Opinion.al