-Shëndeti

Elementët që tregojnë se keni mungesë kalciumi


               Publikuar në : 16:53 - 18/06/19 |
xhu lia

Për ndërtimin e kockave duket se kalciumi është një nga elementët më të rëndësishëm. Sipas ekspertëve duhet bërë kujdes ku ai nuk është në nivelet e duhura. Por përveçse konsultës me mjekët mund të rishihet dieta ushqimore dhe gjithashtu të keni kujdes pikat e mëposhtme

 Konsumi i bulmetit

Nëse keni hequr dorë nga qumështi i lopës dhe nënproduktet e tij, atëherë duhet të konsumoni më shumë brokoli dhe bajame.

Lëkura dhe thonj të dobët
Lëkura dhe thonjtë padyshim  janë një tregues i mirë i shëndetit e trupit. Nëse keni thonj që nuk rriten dhe thyhen kollaj atëherë është një sinjal që keni mungesë të kalciumit.

Keni krisje apo thyerje kockash
Nëse edhe nga një dëmtim i vogël keni thyerje kockash, atëherë ku është një tregues që keni mungesë të theksuar të kalciumit.

 Dhëmbët tuaj dëmtohen shpejt
Padyshim që kalciumi i mban dhëmbët e fortë. Nëse nuk merrni kalcium mjaftueshëm nga ushqimi, dhëmbët  nuk do jenë në formën më të mirë të mundshme.

Nëse vuani nga presioni i lartë i gjakut
Kalciumi është një element i rëndësishëm kur vjen puna tek procesi i qarkullimit të gjakut. Nëse nuk keni mungesë, atëherë edhe presioni i gjakut  tuaj do të jetë në ritme normale./Opinion.al/

Pas