Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Eleganca e një romani

2019/03/28 at 8:30 AM
në -Kulturë, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Eleganca e një romani

Nga Erjon Uka/ Që “Eleganca e iriqit” nuk është një roman si gjithë të tjerët, këtë e kupton menjëherë, që në faqet e para ku lexon për një konsierzhë, pra një zonjë që merret me administrimin e pallatit, e cila flet për Marksin. E më pas, ky mendim të përforcohet kur në sfond dalin maçokë që quhen Kushtetuta dhe Leon, si Tolstoji, apo lexon për Palomën, një 12-vjeçare e cila ka vendosur t’i vërë flakën shtëpisë e që mendimet e saj i hedh në dy ditarë: Ditarin e lëvizjes së botës dhe ditarin e mendimeve të thella.


Është kjo panorama e një rrëfimi elegant filozofik, suksesin e të cilit as Muriel Barbery nuk e priste kur e botoi në vitin 2006: prej atëherë libri është përkthyer në 34 gjuhë, dhe shënon miliona kopje të shitura. Ngjarjet e këtij romani zhvillohen brenda një pallati dhe tregohen nga dy personazhe, në dukje krejtësisht të kundërt, por çuditërisht me dy të përbashkëta të mëdha: Etjen për dije dhe ikjen nga realiteti mbytës.

Rëneja është një konsierzhë 54-vjeçare, e ve, e cila prej rreth tre dekadash ka të njëjtën rutinë, duke u kujdesur për mbarëvajtjen e punëve të pallatit. Në aparencë një njeri i ftohtë, në kufijtë e vulgaritetit, me prejardhje fshatare dhe bij e dy prindërve bujq, por brenda lozhës së saj është një adhuruese e librave, e pikturave dhe e artit në përgjithësi.

Për shkak të një tragjedie që lidhet me motrën e saj, është e bindur se njerëzit e shtresave të ndryshme sociale nuk duhet të krijojnë marrëdhënie me njëri-tjetrin. Secili në vendin e vet, e gjithkush i lumtur me fatin që ka. Jo vetëm që nuk e njeh ambicien, por madje bën çmos që në sytë e banorëve të duket një njeri i vrazhdë dhe kokëgdhe.

Nga ana tjetër, Paloma është vajza e një ministri francez që banon në katin e pestë. Ajo është e rritur në një mjedis mondan, por ndryshe nga mamaja apo nga motra e saj Kolomba, gjëja që urren më shumë është pikërisht shtresa e lartë franceze, jeta e luksit, blerjet e shtrenjta, bisedat intelektuale dhe pedantizmi i disa njerëzve të vegjël, me poste të mëdha.

Paloma sa herë që i jepet mundësia kërkon t’i ikë realitetit, për t’u futur në zhguallin e saj të vetmisë e për të bërë reflektimet e ditarit të lëvizjes së botës dhe mendimeve të thella.

Do të duhet që në pallat të vijë një japonez sharmant, Kakyro Ozy, që Rëneja dhe Paloma të njihen me njëra-tjetrën, duke ndryshuar edhe perspektivën që kanë për vetveten e për jetën. Aty Paloma zbulon se në të vërtetë Rëneja nuk është ajo konsierzha e pagdhendur që të gjithë mendojnë, por “ka elegancën e iriqit: nga jashtë është e mbuluar me gjemba, një fortesë e vërtetë, por intuita thotë se nga brenda është po aq e rafinuar sa edhe iriqi, që është një kafshë e vogël me pamje të plogët në dukje, tmerrësisht e vetmuar dhe shumë elegante.”

Dhe i tillë është krejt romani: elegant! Një libër i rrjedhshëm filozofik, pa cituar shumë filozofë, pa krijuar shumë ndërprerje artificiale apo pauza të panevojshme, një libër ku përmes ngjarjeve të përditshmërisë dhe dy personazheve sa të veçantë në pamje por aq të zakonshëm në thelb, të bën të mendosh për tema të koklavitura që nga kuptimi i jetës, identiteti, ekzistenca e Zotit, fuqia e artit, marrëdhëniet njerëzore e deri te gjëra më të thjeshta, si rituali i çajit apo maçokët.

Muriel Barbery na bën të reflektojmë se sa rëndësi i japim pozitës shoqërore në gjykimin që kemi për njerëzit, se si një titull përpara emrit ndikon në identitetin e gjithsecilit. Jemi të bindur se mendimet e thella apo leximi i veprave të mëdha letrare janë “pesha të rënda” për ministra e profesorë, deputetë e doktorë. Por në fakt shpesh herë në këto njerëz gjejmë mediokritetin dhe arrogancën, të mishëruar në forcën e sistemit klasor. Ndërsa gjërat e bukura i gjejmë te disa njerëz pa status, te një konsierzhë e varfër dhe te një çupëlinë mendjekrisur.

Ftesa e Muriel Barbery është ta shohim botën me mendje dhe të veprojmë duke ndjerë. Sepse siç shkruan në fund të librit, “mjafton të kesh provuar vetëm një herë të vetme se mund të jesh i verbër në mes të ditës, ndërkohë që mund të arrish të shohësh në terr dhe vetvetiu të lind pyetja se ç’është shikimi? […] Syri percepton, por nuk sheh me hollësi, beson por nuk bën pyetje, pranon, por nuk kërkon…”

Ky është një nga ato rrëfime, që pasi mbyll faqen e fundit, mund të ndjesh se ke përthithur një dituri të madhe njerëzore. Jo nga ato këshillat e ftohta që të mësojnë si të jetosh, por më shumë një ndjesi plot ngjyra, për të kuptuar më shumë nga e përditshmja dhe e zakonshmja.

Etiketa: botimet dudajeleganca e iriqiterjon ukaletersia francezemuriel barbery


Ju sugjerojmë

Australia, Kanadaja dhe Britania e Madhe njohin Palestinën si shtet sovran
Bota

Australia, Kanadaja dhe Britania e Madhe njohin Palestinën si shtet sovran

21 Shtator, 2025 6:02 pm
Auto-Skicë
Kryesore

“Pikë Uji” e Robert Budinës në faqet e New York Times

21 Shtator, 2025 3:37 pm
Mbyllja e misionit diplomatik, Kim: Shërbeva për 29 vite
Aktualitet

Mbyllja e misionit diplomatik, Kim: Shërbeva për 29 vite

21 Shtator, 2025 1:20 pm
Punonjëset e seksit do të kenë kontrata pune në Belgjikë 
Kronikë

Erdhën në Shqipëri si kërcimtare, vajzat nga Uganda shfrytëzoheshin për prostitucion

21 Shtator, 2025 11:45 am
Rriten temeperaturat, si do të jetë moti sot
-Jetë dhe Stil

Rriten temeperaturat, si do të jetë moti sot

21 Shtator, 2025 9:45 am
Horoskopi ditor, e diel 6 gusht 2023
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 21 Shtator, zbuloni shenjat me fat

21 Shtator, 2025 9:15 am
Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
Bota

Trump kërcënon Venezuelën: Do të paguani një çmim të paimagjinueshëm

20 Shtator, 2025 11:02 pm
Panik në vendin ku do të mbahet funerali i Kirk, arrestohet një person i armatosur
Bota

Panik në vendin ku do të mbahet funerali i Kirk, arrestohet një person i armatosur

20 Shtator, 2025 10:48 pm
5 kulla të shkatërruara nga Izraeli në 72 orët e fundit në Gaza
Bota

Vijonë sulmet e Izraelit, 34 të vdekur nga sulmet në Gaza

20 Shtator, 2025 10:27 pm
Rrëmbimi dhe vrasja e Renis Dobrës, Gjykata e Dibrës ia kalon dosjen SPAK
Kronikë

Rrëmbimi dhe vrasja e Renis Dobrës, Gjykata e Dibrës ia kalon dosjen SPAK

20 Shtator, 2025 9:26 pm
Para
Ligji i ri, Parlamenti Europian ndalon shumë produkte plastike

Ligji i ri, Parlamenti Europian ndalon shumë produkte plastike

Protestuesit nisen drejt Tiranës,Baçi: Betimi i deputetëve,lojë e qeverisë

Protestuesit nisen drejt Tiranës,Baçi: Betimi i deputetëve,lojë e qeverisë

Serë me kanabis në Milot, policia arreston kultivuesin

Serë me kanabis në Milot, policia arreston kultivuesin
















TE FUNDIT

Australia, Kanadaja dhe Britania e Madhe njohin Palestinën si shtet sovran

Australia, Kanadaja dhe Britania e Madhe njohin Palestinën si shtet sovran
21 Shtator, 2025

Australia, Kanadaja dhe Britania e Madhe, kanë bërë të njohur vendimin e tyre për të njohur Palestinën si shtet sovran....

Lexo më shumë

“Pikë Uji” e Robert Budinës në faqet e New York Times

Auto-Skicë
21 Shtator, 2025

New York Times rekomandon filmin “Waterdrop” (Pikë Uji) të regjisorit Robert Budina duke e vendosur në listën prestigjioze të 5...

Lexo më shumë

Mbyllja e misionit diplomatik, Kim: Shërbeva për 29 vite

Mbyllja e misionit diplomatik, Kim: Shërbeva për 29 vite
21 Shtator, 2025

“Me mirënjohjen për mundësinë që i shërbeva vendit tim si diplomate, unë do të tërhiqem zyrtarisht nga Departamenti i Shtetit...

Lexo më shumë

Erdhën në Shqipëri si kërcimtare, vajzat nga Uganda shfrytëzoheshin për prostitucion

Punonjëset e seksit do të kenë kontrata pune në Belgjikë 
21 Shtator, 2025

Pesë persona janë arrestuar nga Policia e Fierit, për një sërë akuzash që lidhen me ushtrim dhe shfrytëzim prostitucioni. Këto...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com