Deputetja e PD-së, Elda Hoti ka dalë nga SPAK, ku u thirr për ngjarjen e ndodhur në seancën e 17 tetorit në Kuvend.
Pasi daljes nga SPAK, Hoti u shpreh se ishte aty pas një akuze qesharake të policisë së Edi Ramës.
“Akuzë qesharake që më ka bërë policia politike e Edi Ramës, SPAK më merr sot në pyetje, ndërsa për dhjetëra padi për miliarda euro që ka bërë PD i duhen vite.
Deklarova atë që deklarova dhe në Parlament, është qesharake që shqiptarët të merren me atë që ndodhi në Kuvend. Sot shqetësim për shqiptarët dihet të jetë ajo që ndodhi një ditë më parë në Shkodër ku u vranë 3 persona”, u shpreh Hoti.
Kujtojmë se në seancën e 17 tetorit në Kuvend, ajo hapi dy shishe që tha se ishin spray dhe spërkati disa karrige në Kuvend, ndërkohë garda ndërhyri me dyshimin se bëhej fjalë për lëndë djegëse.