Elbasani triumfoi minimalisht ndaj Laçit, në sfidën e javës së 31-të në Superligë. Verdheblutë iu falën një autogoli të Shabanit në minutën e 39-të, për të marrë fitoren.
Në krahun tjetër, Laçi iu afrua disa herë barazimit, me raste të shumta, por pa sukses në metrat e fundit.
Me këtë sukses, Elbasani mban vendin e pestë në renditje me 40 pikë dhe i jep fund serisë prej tre barazimesh radhazi. Laçi renditet në vendin e gjashtë me 33 pikë, ndërsa e dërgon në gjashtë serinë e ndeshjeve pa fitore në kampionat.