Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka zhvilluar sot mbledhjen e fundit për këtë vit ku dhe ka shqyrtuar propozimet për drejtuesit e përkohshëm të disa Prokurorive në rrethe.
Kështu, në krye të Prokurorisë së Elbasanit është emëruar me mandat të përkohshëm Kreshnik Ajazi. Rita Gjati është caktuar me mandat 3-mujor në krye të Prokurorisë së Kukësit. Anëtarët e KLP-së vendosën që Prokuroria e Fierit të drejtohet nga Violeta Shkurta ndërsa Arben Dyla ka marrë drejtimin e Prokurorisë së Lushnjes.
Ndërkohë janë propozuar Françesk Ganaj në Prokurorinë e Pukës dhe Alma Bramo në Prokurorinë e Durrësit.
Para nisjes së seancës me dyer të mbyllura anëtarja e KLP Nurihan Seiti kërkoi që komisioni i karrierës të japë të dhëna shtesë për magjistratët që propozohen për të marrë një post drejtues. /Opinion.al