Goditet një rast i shitjes së lëndëve narkotike në doza në lagje të ndryshme të qytetit të Elbasanit, arrestohet 31 vjeçari.
Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan në flagrancë shtetasin F. M., 31 vjeç, banues në Elbasan.
‘Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe i sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa, të ndarë në doza, gati për shitje’, thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.