Kronikë

Elbasan/ Sherr në një lokal, plagoset pronari dhe tre djemtë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:58 - 10/09/20 |
Al Do

Një konflikt për motive të dobta ka çuar në plagosjen e një 65-vjeçari dhe tre djemëve të tij në lokalin në pronësi të tyre në lagjen “Visarion Xhuvani” në Elbasan.

Policia njofton se rreth orës 19:15, si pasojë e një konflikti të çastit për motive të dobëta midis disa shtetasve janë dëmtuar me sende të forta dhe kanë marrë dëmtime të lehta shtetasit S.Z. R.Z., 34 vjeç, Gj.Z., 29 vjeç, dhe E.Z. 37 vjeç, ( i ati me tre djemtë), të cilët janë transportuar në Spitalin e Elbasanit, dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Burime nga blutë e Elbasanit bëjnë të ditur se është bërë i mundur idetifikimi i autorëve dhe po punohet për kapjen e tyre./ Opinion.al

Pas