Kronikë

Elbasan/Sekuestrohet arsenal armësh, do përdoreshin për ekzekutime për llogari të bandave



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:08 - 20/10/22 |
Opi Nion

Policia e Elbasanit ka finalizuar operacionin e koduar “Prevention”, si rezultat i të cilit u sekuestrua në një banesë, në lagjen “Gurabardhi” një arsenal armësh zjarri, disa prej tyre të pajisura me silenciatorë, gati për veprim.

Bëhet me dije se arsenali i armatimeve është gjetur në banesën e shtetasit Luis Gaxhi.

Konkretisht policia thotë se janë gjetur: 4 armë zjarri kallashnikovë, dy prej të cilave të modifikuara dhe me silenciatorë; 3 pistoleta me silenciatorë; 2 mina me telekomandë, të gatshme për t’u aktivizuar për shpërthim me komandim në distancë, nëpërmjet aparateve celulare, një sasi lënde plasëse, e dyshuar “C4”; 4 aparate celulare dhe sasi e konsiderueshme municioni luftarak, blindshpues.

37 vjeçari Luis Gaxhi u arrestua për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasje” , “Mbajtja dhe prodhimi i armëve luftarake në sasi të mëdha” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Po ashtu është vënë në pranga Rigers Spahiu, 37 vjeç, lindur dhe banues në Elbasan, për veprat “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”. Ky shtetas dyshohet si bashkëpunëtor në aktivitetin kriminal të shtetasit Luis Gaxhi.

Në momentin e gjetjes dhe sekuestrimit të provave materiale dhe veprimeve të tjera hetimore e proceduriale, skuadrat xheniere të Njësisë Antieksploziv të Repartit Special RENEA, kanë bërë të mundur çaktivizimin e minave të telekomanduara, të cilat paraqisnin rrezikshmëri për jetën e banorëve dhe efektivëve të Policisë së Shtetit.

Referuar hetimeve proaktive te kryera nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, ekzistojnë indicie të bazuara në prova, se armët dhe minat e telekomanduara do të përdoreshin për ekzekutimin e personave, për llogari të grupeve kriminale të evidentuara nga ana e Policisë.

Pas