Policia e Elbasanit ka sqaruar të gjithë ngjarjen e ndodhur mbrëmjne e djeshme në Elbasan, ku për pasojë ka humbur jetë një qytetare.
Sipas detajeve të policisë shoferi i autobusit i identifikuar me inicialet D. P., 49 vjeç ka kryer manovra të rrezikshme me automjetin e tij.
Për pasojë është rrëzuar nga autobusi shtetasja M. K., 47 vjeçe e për shkak të plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital.
Fillimisht është raportuar se viktima është hedhur vetë nga autobusi në moment që ky i fundit pësi aksident.
Njoftimi i policisë:
- D. P., 49 vjeç, banues në Elbasan, pasi në fshatin Tregan, Elbasan, duke drejtuar mjetin autobus ka kryer manovra të rrezikshme dhe për pasojë është rrëzuar nga autobusi pasagjerja shtetasja M. K., 47 vjeçe, banuese në fshatin Jagodinë, Elbasan, e cila për shkak të plagëve të marra ndërroi jetë në spital.