Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Elbasan/ Policia: Në makinën ML, s’janë gjetur prova për blerjen e votës

2021/04/22 at 2:01 PM
në Kronikë, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu ka dalë në një konferencë për mediat ku po sqaron ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme në Elbasan ku mbeti i vrarë, Pjerrin Xhuvani.

Veliu bën me dije se sot janë ekzekutuar urdhrat e ndalimit për shtetasit:

Arbër Paplekaj, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese kundër dy ose më shumë personave dhe në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave”, “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit, e mbetur në tentativë”, “Heqja e paligjshme e lirisë e kryer me dhunë” në bashkëpunim; Arjan Hoxha, Pavlo Vuksani, Emiljan Prenga, Juljan Mataj, Erald Guga, Erjon Demushi, Taulant Ymeri, Roland Xhepa, Nuredin Kasma, të dyshuar për  kryerjen e veprës penale “Heqja e paligjshme e lirisë së personit e kryer me dhunë” në bashkëpunim. Si dhe u shpall në kërkim shtetasi Klement Xhaferri, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave, mbetur në tentativë”. Gjithashtu u arrestua në flagrancë shtetasi Eldjo Beko, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”.

Veliu sqaron se shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan janë njoftuar nga shtetasi Arjan Hoxha, i prezantuar si përgjegjës i sigurisë për shtabin elektoral të Partisë Demokratike për qarkun  Elbasan, se në rrugën ”Lef Nosi”, në qytetin e Elbasanit, kishte një incident me disa persona. Ndërkohë, një patrullë e Forcës  së Posaçme “Shqiponja”, dhe dy zv.drejtorët e Policisë së qarkut, ai i Hetimit dhe ai i Sigurisë u nisën drejt vendngjarjes. Në vendngjarje, shtetasi Arjan Hoxha është shkëputur nga grupi i personave që e shoqëronin dhe ka komunikuar me punonjësit e Policisë, duke u thënë se ai bashkë me disa persona të tjerë kishin bllokuar një person, për të cilin pretendonin se po kryente veprime për blerje votash për një subjekt politik. Po kështu grupi i personave të ndaluar kanë bllokuar qarkullimin e automjetit fuoristradë ML të drejtuar nga shtetasi M. G., duke i prerë rrugën, marrë çelësin e automjetit. Ndaj këtij shtetasi janë kryer veprime të kundërligjshme të heqjes së paligjshme të lirisë, nëpërmjet dhunës të kryer në bashkëpunim.

Shtetasi Arjan Hoxha ka qenë i shoqëruar nga shtetasit Arbër Paplekaj, Pavlo Vuksani, Emiljan Prenga, Juljan Mataj, Erald Guga, Erjon Demushi, Taulant Ymeri, Roland Xhepa dhe Nuredin Kasma, pjesa më e madhe e të cilëve janë ish-ushtarakë dhe ish-punonjës policie dhe nuk janë banorë të qarkut Elbasan. Gjithashtu këta shtetas kanë deklaruar se janë vullnetarë të mbrojtjes së votës për Partinë Demokratike. Ata qarkullonin me tre furgonë të bardhë dhe të loguar me siglën e kësaj force politike.

Pas  mbërritjes së forcave të Policisë,  konflikti i nisur më parë u përshkallëzua deri në përdorimin e armëve  dhe për pasojë ka mbetur i vrarë shtetasi Pjerin Xhuvani dhe janë plagosur shtetasit Emiljan Prenga, Pavlo Vuksani, Eltjon Bodinaku dhe punonjësja e policisë e forcës së posaçme “Shqiponjat”, Xh. S.

Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 20 gëzhoja të kalibrave  9  dhe 11.1 milimetra,  4 predha,  tre furgonë me logo të subjektit politik Partia Demokratike, automjeti fuoristradë ML pa targa  dhe një automjet tjetër tip Benz, 11 telefona celular, pamje filmike etj. Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale shtetasit Arbër Paplekaj i është sekuestruar edhe një armë zjarri e tipit “Glock” . Nga këqyrja e automjetit  tip ML Benz pa targa, i gjetur në vendngjarje, grupi hetimor nuk ka konstatuar sende të kundërligjshme apo të dyshuara se mund të përdoreshim për shitblerje të votës. Këto prova po i nënshtrohen ekzaminimeve të mëtejshme në Institutin e Policisë Shkencore. Ndërkohë grupi i posaçëm hetimor vijon punën intensive për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje, si dhe për identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje./Opinion.al

Etiketa: elbasanpoliciaVrasja

Ju sugjerojmë

Analiza/ Takimi në Paris për Ukrainën, garanci të detyrueshme sigurie
Bota

Analiza/ Takimi në Paris për Ukrainën, garanci të detyrueshme sigurie

7 Janar, 2026 10:31 am
Biznese dhe banesa të përmbytura, Rama bën ironi: Pse s’më fajëson mua edhe Italia
Kryesore

Biznese dhe banesa të përmbytura, Rama bën ironi: Pse s’më fajëson mua edhe Italia

7 Janar, 2026 10:06 am
Problematikat nga moti i keq, ARRSH: Rënie gurësh dhe inertesh në disa rrugë në veri
Aktualitet

Problematikat nga moti i keq, ARRSH: Rënie gurësh dhe inertesh në disa rrugë në veri

7 Janar, 2026 9:27 am
Moti i keq, Ministria e Shëndetësisë: Masa për ofrimin e kujdesit shëndetësor
Aktualitet

Moti i keq, Ministria e Shëndetësisë: Masa për ofrimin e kujdesit shëndetësor

7 Janar, 2026 8:59 am
Ukraina sulmon me dronë Rusinë gjatë natës, godet depon e naftës në Belgorod
Bota

Ukraina sulmon me dronë Rusinë gjatë natës, godet depon e naftës në Belgorod

7 Janar, 2026 8:56 am
Groenlanda/ Administrata amerikane thotë se përdorimi i ushtrisë është opsion
Bota

Groenlanda/ Administrata amerikane thotë se përdorimi i ushtrisë është opsion

7 Janar, 2026 8:52 am
Reshje të dendura në Vlorë/ Vjosa del nga shtrati, dëmtohen banesa dhe çahen rrugët
Aktualitet

Reshje të dendura në Vlorë/ Vjosa del nga shtrati, dëmtohen banesa dhe çahen rrugët

7 Janar, 2026 8:33 am
Parashikimi i motit, 22 gusht 2025
Kryesore

Parashikimi i motit, 7 janar 2026

7 Janar, 2026 8:31 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju

7 Janar, 2026 8:30 am
Denis Deliu tregon si rekrutohen Forcat Speciale Amerikane: Tortura e pagjumësi
Emisionet

Denis Deliu tregon si rekrutohen Forcat Speciale Amerikane: Tortura e pagjumësi

6 Janar, 2026 11:08 pm
Para
U sulmua nga Meta, Koka: Mos fli natën, ruaj arkat që ke fshehur në baçe

U sulmua nga Meta, Koka: Mos fli natën, ruaj arkat që ke fshehur në baçe

Celibashi pas takimit me ambasadorët: I informova për masat e marra

Celibashi pas takimit me ambasadorët: I informova për masat e marra

Takimi në KQZ, Soreca: Çfarë ndodh në Shqipëri e rëndësishme për BE

Takimi në KQZ, Soreca: Çfarë ndodh në Shqipëri e rëndësishme për BE

TE FUNDIT

Analiza/ Takimi në Paris për Ukrainën, garanci të detyrueshme sigurie

Analiza/ Takimi në Paris për Ukrainën, garanci të detyrueshme sigurie
7 Janar, 2026

Sipas kancelarit Friedrich Merz, Gjermania është e përgatitur të ofrojë siguri ushtarake për një armëpushim të mundshëm në Ukrainë. Pas...

Lexo më shumë

Biznese dhe banesa të përmbytura, Rama bën ironi: Pse s’më fajëson mua edhe Italia

Biznese dhe banesa të përmbytura, Rama bën ironi: Pse s’më fajëson mua edhe Italia
7 Janar, 2026

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me përmbytjet që kanë përfshirë vendit, të cilat kanë shkaktuar dëme të rënda...

Lexo më shumë

Problematikat nga moti i keq, ARRSH: Rënie gurësh dhe inertesh në disa rrugë në veri

Problematikat nga moti i keq, ARRSH: Rënie gurësh dhe inertesh në disa rrugë në veri
7 Janar, 2026

Prej ditës së martë, moti i keq ka përfshirë të gjithë territorin e vendit, si pasojë e reshjeve të dendura...

Lexo më shumë

Moti i keq, Ministria e Shëndetësisë: Masa për ofrimin e kujdesit shëndetësor

Moti i keq, Ministria e Shëndetësisë: Masa për ofrimin e kujdesit shëndetësor
7 Janar, 2026

Ministria e Shëndetësisë thotë se ka marrë masat e nevojshme për ofrimin e kujdesit shëndetësor të pandërprerë dhe të sigurt...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com