Dy persona janë vënë në pranga, pasi u kapën duke transportuar tre emigrantë të paligjshëm, kundrejt fitimit 150 euro për person. Uniformat blu bëjnë me dije se janë arrestuar shtetasit H. H., 31 vjeç dhe H. E., 27 vjeç.
Gjithashtu, autoritetet informojnë se në cilësinë e provës materiale është sekuestruar mjeti, 200 euro dhe 2 aparate celular. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”./ Opinion.al