Dy persona janë arrestuar nga policia pasi mbrëmjen e djeshme, në një lokal në lagjen “11 Nëntori” në Elbasan, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë goditur me thikë për motive të dobëta, E. L., 26 vjeç, banues në Elbasan, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Policia bën me dije se janë arrestuar L.M., 43 vjeç dhe D. K., 37 vjeç, banues në Elbasan.
Po ashtu, autoritetet informojnë se në vijim të veprime procedurale dhe hetimore është arrestuar në flagrancë edhe pronari i lokalit, A. Ç., 54 vjeç, banues në Elbasan, pasi ka qenë i pranishëm në vendngjarje dhe nuk ka raportuar në organet ligjzbatuese.
Materiale hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme./Opinion.al