Një 23-vjeçar në qytetin e Elbasanit ka mbetur i plagosur pas një sherri të ndodhur pranë stadiumit “Elbasan Arena”. I plagosuri është Amarildo Ademi, i cili është goditur me kaçavidë pas një debati momental. Policia njofton se ka vënë në pranga autorin e ngjarjes, Enver Buzhani 19-vjeç.
Njoftimi i policisë:
Në lagjen “Emin Matraxhiu “, Elbasan, në ambientet e një lokali shtetasi E.B., 19 vjeç, banues në Elbasan, pas një konflikti për motive të dobëta ka goditur me kaçavid shtetasin A.A., 23 vjeç, banues në Elbasan, I cili është transportuar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Shtetasi E.B., është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan, pēr veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./Opinion.al