Kronikë

Elbasan/ Makina përplas fëmijën 4 vjeç, shoqërohet drejtuesi i automjetit



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:20 - 19/10/22 |
Opi Nion

Një aksident rrugor është regjistruar këtë të mërkurë në Elbasan. Sipas policisë, një makinë ka përplasur një fëmijë të mitur katër vjeç. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:00, në lagjen “5 Maji”.

I mituri është transportuar në spital për ndihmë mjekësore të specializuar, ndërsa drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat.

“Rreth orës 16:00, në lagjen “5 Maji”, shtetasi A. S., 26 vjeç, banues në Elbasan, duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, ka aksidentuar një shtetas të mitur 4 vjeç, i cili është transportuar në spital, për ndihmë mjekësore dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, për kryerjen e veprimeve procedurale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit”-njofton policia.

 

 

 

 

 

 

 

 

Pas