Kronikë

Elbasan/ Makina përplas 56-vjeçarin dhe largohet nga vendi i ngjarjes


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:43 - 24/09/21 |
Opi Nion

Një 56-vjeçar ka mbetur i plagosur gjatë një aksidenti të ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 20:05 në aksin Elbasan-Peqin, pranë fshatit Murras.

Mësohet se një makinë ka përplasur qytetarin e identifikuar me inicialet V.H, banues në Cërrik, teksa ishte duke udhëtuar me biçikletë dhe më pas është larguar.

I plagosuri është transportuar në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e drejtuesit të mjetit dhe zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Pas