Kronikë

Elbasan/Kultivuan kanabis në zonë të pyllëzuar,3 të arrestuar,2 në kërkim


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:29 - 06/06/21 |
Opi Nion

Tre persona janë arrestuar ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim nga policia në Elbasan pasi akuzohen  për kultivim të lëndëve narkotike.

Sipas policisë janë vënë në pranga M. B., 32 vjeç, D. B., 39 vjeç, banues në Elbasan dhe F. G., 47 vjeç, banues në Krrabë e Madhe, Tiranë. Po ashtu, në kërkim janë shpallur L. B., 30 vjeç dhe I. B., 83 vjeç, banues në fshatin Krrabë e Vogël.

Këta persona kishin kultivuar fidanë cannabis sativa në një zonë të pyllëzuar në fshatin Krrabë e Vogël. Gjatë kontrollit të ushtruar nga efektivët e policisë në banesën e 83-vjeçarit I. B. u gjetën 26 fishekë dhe fara kanabisi./Opinion.al

Pas