Aktualitet

Elbasan/ Gjeti derën e hotelit të mbyllur, turisti ngjitet në mur dhe bie


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:36 - 12/09/21 |
Opi Nion

E ngjashme me ngjarjen e ndodhur dy ditë më parë në Tiranë, ku Ajdin Mustafi ra nga kati i 5-të i hotelit dhe gjeti vdekjen është rasti i një një 49-vjeçari që këtë të dielë është rrëzuar nga lartësia e një hoteli në Elbasan, pasi ka hipur në murin e hotelit dhe ka tentuar të hyjë brenda.

Policia bën me dije se 49-vjeçari nga Belgjika me iniciale V.K. u ngjit në murin rrethues të hotelit ku po qëndronte pasi gjeti të mbyllur portën e jashtme të hotelit.

Në pamundësi për të hyrë brenda, ai u ngjit sipër murit të jashtëm rrethues të hotelit. Por aksidentalisht rrëshqiti dhe u rrëzua. 49-vjeçari mbeti i plagosur dhe ndodhet në Spitalin  e Elbasanit jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./Opinion.al

Pas