Kronikë

Elbasan/Dhunon bashkëshorten dhe e kërcënon me armë zjarri, kapet 44-vjeçari


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:21 - 31/03/22 |
Opi Nion

Një 44-vjeçar është arrestuar në Elbasan pas denoncimit të bashkëshorrtes së tij se e dhunonte dhe e kishte kanosur me armë zjarri.

Policia bën me dije se falë ndërhyrjes së efektivëve është bërë i mundur parandalimi i ngjarjes së mundshme kriminale në familje, pasi ky shtetas e ka dhunuar fizikisht bashkëshorten e tij dhe e ka kanosur atë se do ta vriste me armë zjarri.

Në vijim të veprimeve u bë ndalimi i shtetasit L. P., 44 vjeç, banues në lagjen “Vullnetari”, Elbasan, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri automatik./Opinion.al

Pas