Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Elbasan/Berisha: Pas veprës së Aqif Pashës, themelimi i PD,ngjarja më historike e qytetit

2023/01/20 at 7:31 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Elbasan/Berisha: Pas veprës së Aqif Pashës, themelimi i PD,ngjarja më historike e qytetit

Pasditen e sotme kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ndodhej qytetin e Elbasanit për të kujtuar 32-vjetorin e themelimit të degës së kësaj force politike në këtë qytet.

Ndër të tjera në fjalën e tij, Berisha u shpreh se pas veprës së Aqif Pashës, themelimi i Partisë Demokratike në Elbasan, është ngjarja më historike e qytetit.

“Të dashur, demokrate dhe demokratë të Elbasani të pranishëm në këtë sallë. Qytetare dhe qytetarë të këtij qyteti të bekuar kudo që jeni sonte!  I dashur Ilir Meta, kryetar i Partisë së Lirisë! I dashur Luçiano Boçi, kandidati ynë për bashkinë e Elbasanit dhe nënkryetari i Partisë Demokratike! Miku im i gjithmonë, i kahershëm, Aurel Bylykbashi.

Doktor, Braho, miq nga zemra ju uroj sot gëzuar këtë ditë, të bardhë, të bekuar për ju, për qytetarët e Elbasanit kudo që janë sot. Elbasani është një qytet me histori. Ai në kohëra ka qenë gjithnjë njëri prej qyteteve më të mëdha të shqiptarëve. Elbasani ka qenë epiqendër në aksin kryesor të rrugës Egnatia në perandorisë Romake.

Elbasani ka kontribute të mëdha në histori. Ndofta në Elbasan, më bukur, më madhërishëm se kudo tjetër, shkrihet në një shpirti i shqiptarëve gegë dhe tokës, muslimanë dhe të krishterë. Është në këtë aspekt, trungu i vërtetë i kombit tonë.

Miqtë e mi, ju sot duhet të ndiheni krenarë sepse në historinë e këtij qyteti të lartë, i përshkruar si qyteti i qindra çezmave, qindra sarajeve, 4-6 mijë banesave qytet me portin e vet në Spitallë, i cili impresiononte çdo udhëtar që kalonte, por do të ju them këtu ju se në historinë e tij, pas veprës së Aqif Pashës themelimi i PD në këtë qytet është ngjarja më historike në tërë historinë e tij.

Themelimi i PD në Elbasan i solli qytetit oksigjenin e jetës. Liria është oksigjeni i jetës politike shoqërore të njeriut dhe shoqërisë. Elbasani vetëm një ditë pas themelimit të PD në Tiranë, u ngrit i tëri në këmbë, u përball me tanke, autoblinda me egërsi të pashoqe të regjimit.

Kronikat e botës shkruanin se Ramiz Aliaj që në datën 11 u tregua një Gorbaçov në datën 13 tregoi fytyrën e tij të vërtetë të Brezhnjevit, diktatorit, në Elbasan, Shkodër e me radhë. Por ju nuk u mposhtët, themeluat degën e PD dhe e shndërruan në një nga degët më të fuqishme të kësaj partie.

Përulem me nderim të pafund, me mirënjohje të pakufishme para të gjithë atyre, intelektualëve, qytetarëve, punëtorëve të këtij qyteti që themeluan këtu degën e PD. Ju sot duhet të jeni krenar sepse e thënë edhe njëherë, nga shpallja e pavarësisë, PD-ja realizoi këtu veprat më të rëndësishme”,-tha Berisha.

Ju sugjerojmë

Hoxha: Policia ka bërë operacion për kapjen e Klodian Zotos në Korçë
-U tha në Opinion

Hoxha: Policia ka bërë operacion për kapjen e Klodian Zotos në Korçë

23 Mars, 2023 9:59 pm
Bill Gates tregon teknologjinë që do të revolucionarizojë botën
Life Style

Bill Gates tregon teknologjinë që do të revolucionarizojë botën

23 Mars, 2023 9:47 pm
Inceneratorët, Artan Hoxha: Arben Ahmetajn e duan sa më shpejtë në burg
Kronikë

Inceneratorët, Artan Hoxha: Arben Ahmetajn e duan sa më shpejtë në burg

23 Mars, 2023 9:30 pm
Nga emigrimi i paligjshëm te bashkëpunimi mes universiteteve,diskutimet e Ramës dhe Sunak
Kryesore

Nga emigrimi i paligjshëm te bashkëpunimi mes universiteteve,diskutimet e Ramës dhe Sunak

23 Mars, 2023 9:17 pm
Blinken niset për në Francë për të rigjallëruar Aleancën Transatlantike
Bota

Blinken: Plani kinez i paqes nuk i jep fund agresionit rus në Ukrainë

23 Mars, 2023 8:44 pm
A rrezikon Elbasani përplasje para zgjedhjeve lokale? Gjiknuri: Nëse opozita organizon…
Politikë

A rrezikon Elbasani përplasje para zgjedhjeve lokale? Gjiknuri: Nëse opozita organizon…

23 Mars, 2023 8:39 pm
“Tregjet janë këneta”,Braçe:Luftoni abuzimin, ose me tregtarët ose me fshatarët
Politikë

Braçe: Bujqve t’u paguhen pagesat e vonuara nga grumbulluesit

23 Mars, 2023 8:32 pm
Sllovakia i dorëzon Ukrainës avionë luftarakë
Bota

Sllovakia i dorëzon Ukrainës avionë luftarakë

23 Mars, 2023 8:29 pm
Orban kundër Gjykatës Ndërkombëtare: Nëse Putin shkel në Hungari, ne nuk do ta arrestojmë
Bota

Orban kundër Gjykatës Ndërkombëtare: Nëse Putin shkel në Hungari, ne nuk do ta arrestojmë

23 Mars, 2023 8:03 pm
Shqetësime për sistemet bankare në mbarë globin
Bota

Shqetësime për sistemet bankare në mbarë globin

23 Mars, 2023 7:56 pm
Para
Dërgimi i armëve në Ukrainë, Rusia: Rrit më shumë tensionet

Dërgimi i armëve në Ukrainë, Rusia: Rrit më shumë tensionet

Ministri polak: Aleatët mund të formojnë një koalicion për t’i dërguar tanke Ukrainës

Ministri polak: Aleatët mund të formojnë një koalicion për t’i dërguar tanke Ukrainës

Përmbytjet në Kosovë, Peleshi: Forca e FA janë vendosur në Kukës, gati të ndërhyjmë

Përmbytjet në Kosovë, Peleshi: Forca e FA janë vendosur në Kukës, gati të ndërhyjmë

TE FUNDIT

Hoxha: Policia ka bërë operacion për kapjen e Klodian Zotos në Korçë

Hoxha: Policia ka bërë operacion për kapjen e Klodian Zotos në Korçë
23 Mars, 2023

Në emisionin “Opinion” gazetari Artan Hoxha deklaroi policia ka bërë një operacion për arrestimin e Klodian Zotos në Korçë, por...

Lexo më shumë

Bill Gates tregon teknologjinë që do të revolucionarizojë botën

Bill Gates tregon teknologjinë që do të revolucionarizojë botën
23 Mars, 2023

Bashkëthemeluesi i Microsoft, Bill Gates, publikoi një letër me 7 faqe të martën, në të cilën ai rivlerësoi rëndësinë që do të...

Lexo më shumë

Inceneratorët, Artan Hoxha: Arben Ahmetajn e duan sa më shpejtë në burg

Inceneratorët, Artan Hoxha: Arben Ahmetajn e duan sa më shpejtë në burg
23 Mars, 2023

Gazetari Artan Hoxha thotë se ish-zëvendëskryeministrin Arben Ahmetajn e duan sa më shpejt në burg për të mbyllur aferën korruptive...

Lexo më shumë

Nga emigrimi i paligjshëm te bashkëpunimi mes universiteteve,diskutimet e Ramës dhe Sunak

Nga emigrimi i paligjshëm te bashkëpunimi mes universiteteve,diskutimet e Ramës dhe Sunak
23 Mars, 2023

Qeveria e Britanisë së Madhe ka zbardhur temat e diskutimeve mes kryeministrit Edi Rama dhe homologut të tij, Rishi Sunak....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

About Us

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2023
Dev By Techzero1.com