Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Elbasan/ Arrestohet autori i vrasjes së 19-vjeçarit që u gjet i vrarë në kodrinë 

2016/11/27 at 11:14 AM
në Aktualitet, Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Elbasan/ Arrestohet autori i vrasjes së 19-vjeçarit që u gjet i vrarë në kodrinë 

Policia e Elbasanit ka arrestuar diten e sotme autorin e dyshuar te vrasjes se 19-­vjeçarit diten e djeshme, Gazmend Sllami. Ende nuk ka detaje per identitetin apo motivin e vrasjes, por pritet qe Policia te reagoje nga momenti ne moment.

NGJARJA

I riu del nga banesa pas një telefonate, e vrasin në rrethana ende të paqarta.

Ngjarja ndodhi në fshatin Gur i Zi të Elbasanit, kur 19­ vjeçari Gazmend Sllami u gjet i vrarë me plumb në zemër. Kanë qenë familjarët e tij, që rreth orës 16:00 të ditës së djeshme dëgjuan të shtënën e një arme në një kodrinë, 200 metra larg banesës së tyre. Vonesa e djalit, që kishte dalë rreth 2 orë më parë pas një telefonate dhe nuk ishte kthyer më, i ka vënë në alarm.

Ata dhe kanë nxituar drejt vendit nga ku erdhi e shtëna e armës çifte dhe gjetën djalin 19­ vjeçar të mbuluar me gjak. Familjarët menjëherë kanë tentuar ta lëvizin nga vendi me qëllim që t’i japin ndihmën e parë, duke e çuar atë në spital. Por, sipas Policisë, i riu ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Edhe mjekët pohojnë se ai ka shkuar i vdekur. Policia sapo ka marrë informacionin për një vrasje në fshatin Guri i Zi ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur të marrë në pyetje si fillim familjarët e viktimës. Ata kanë pohuar për Policinë se nuk kanë pasur asnjë konflikt dhe se djali i tyre nuk ka pasur asnjë problem me persona të tjerë. Ata i pohuan grupit të hetimit dyshimin se vrasësi e ka telefonuar djalin e tyre para se të kryente krimin.

“Djali nuk ka thënë në shtëpi se ku po shkonte, por menjëherë pas telefonatës, ai doli. Ne nuk është se dyshuam se kjo telefonatë ishte e fundit për djalin tonë. Ai nuk kishte asnjë problem dhe konflikt. Nuk na kishte thënë diçka të tillë. Pas telefonatës doli menjëherë, por nuk na tha se kush e telefonoi dhe pse do të dilte”. Kështu janë shprehur familjarët e 19-­vjeçarit, të cilët janë marrë në pyetje nga policia për të mësuar nëse i riu i vrarë mund të ketë pasur konflikte, çka mund ta bënte më të lehtë identifikimin e autorit. Burime nga Policia bënë të ditur se janë duke hetuar thirrjet e fundit të të riut, gjë që mund të identifikojë autorin. Nuk ka ende të dhëna në lidhje me shkakun e mundshëm të vrasjes, ndërsa sipas grupit të hetimit, nuk përjashtohet asnjë pistë. Policia ka marrë në pyetje edhe fqinjë e shokë të 18­vjeçarit, por dëshmia e tyre nuk ka qenë ndihmëse. Mësohet se Gazmendi ishte djali i dytë i familjes Sllami që kishte tre fëmijë. Dyshohet të kenë qenë të paktën dy persona me të cilët është takuar viktima.

PISTA E KONFLIKTIT

Viktima Gazmend Sllami nuk ishte as bari dhe nuk kishte as ara që të shkonte në kodër. Ky fakt hedh dyshime se i riu ka dalë të takojë dy persona që i ka njohur, prandaj edhe dyshohet se autorët e krimit mund të jenë miq të tij, por jo nga fshati Guri i Zi, por nga fshatrat përreth tij. Blutë e Elbasanit po hetojnë në shumë pista, ku mes tyre nuk përjashtohet as një sherr mes adoleshentësh. Sakaq, policia ka nisur krehjen e zonës, pasi dyshon se autori ende fshihet mes maleve. Përvec familjarëve, në pyetje janë marrë fqinjë dhe shokë të 19­ vjeçarit. /Panorama

Etiketa: 19-vjecarielbasanVrasja

Ju sugjerojmë

Duka: Ka pasur 200 mijë kërkesa për bileta për ndeshjen me Serbinë
-U tha në Opinion

Duka: Ka pasur 200 mijë kërkesa për bileta për ndeshjen me Serbinë

4 Qershor, 2025 11:24 pm
“Ndeshja me Serbinë e rëndësishme për…”, Duka: Duhen gjetur balancat pozitive
Kryesore

“Ndeshja me Serbinë e rëndësishme për…”, Duka: Duhen gjetur balancat pozitive

4 Qershor, 2025 10:44 pm
Ndeshja e Kombëtares me Serbinë, Duka flet rreth ndjesive para sfidës historike
-U tha në Opinion

Ndeshja e Kombëtares me Serbinë, Duka flet rreth ndjesive para sfidës historike

4 Qershor, 2025 10:37 pm
Konfirmohet rasti i parë i murtajës te gjedhët në Shqipëri
Aktualitet

Konfirmohet rasti i parë i murtajës te gjedhët në Shqipëri

4 Qershor, 2025 10:24 pm
Spanjë/ Kapen me plantacion marijuhane, arrestohen dy të rinjtë shqiptarë
Bota

Spanjë/ Kapen me plantacion marijuhane, arrestohen dy të rinjtë shqiptarë

4 Qershor, 2025 9:53 pm
Lufta në Gaza, numri i incidenteve antisemite rritet ndjeshëm
Bota

Lufta në Gaza, numri i incidenteve antisemite rritet ndjeshëm

4 Qershor, 2025 9:46 pm
Mbi 1.5 milion pelegrinë nisin Haxhin nën diellin përvëlues
Bota

Mbi 1.5 milion pelegrinë nisin Haxhin nën diellin përvëlues

4 Qershor, 2025 9:28 pm
“Ec, vazhdo po të them”, vajza i vjedh biznesin të atit me falsifikim firme
Aktualitet

“Ec, vazhdo po të them”, vajza i vjedh biznesin të atit me falsifikim firme

4 Qershor, 2025 9:19 pm
Ankimi i PD për qarkun Kukësin, vendimi merret ditën e nesërme
Aktualitet

Ankimi i PD për qarkun Kukësin, vendimi merret ditën e nesërme

4 Qershor, 2025 9:08 pm
Kanadaja prej ditësh në luftë me flakët e zjarrit, tymi mbulon 1/3 e SHBA-ve
Bota

Kanadaja prej ditësh në luftë me flakët e zjarrit, tymi mbulon 1/3 e SHBA-ve

4 Qershor, 2025 8:57 pm
Para
Ligji për hapjen e dosjeve, ja çfarë do të mësojnë të përgjuarit nga Sigurimi i Shtetit

Ligji për hapjen e dosjeve, ja çfarë do të mësojnë të përgjuarit nga Sigurimi i Shtetit

Video/ 7 vjeçari shqiptar habit jurinë e spektaklit “Belgium’s Got Talent”

Video/ 7 vjeçari shqiptar habit jurinë e spektaklit “Belgium’s Got Talent”

Personazhi i javës/ Gazetari…

Personazhi i javës/ Gazetari…

TE FUNDIT

Duka: Ka pasur 200 mijë kërkesa për bileta për ndeshjen me Serbinë

Duka: Ka pasur 200 mijë kërkesa për bileta për ndeshjen me Serbinë
4 Qershor, 2025

Të shtunën luhet një nga ndeshjet më të rëndësishme të Shqipërisë, kjo edhe për shkak të ngarkesës emocionale që mbart...

Lexo më shumë

“Ndeshja me Serbinë e rëndësishme për…”, Duka: Duhen gjetur balancat pozitive

“Ndeshja me Serbinë e rëndësishme për…”, Duka: Duhen gjetur balancat pozitive
4 Qershor, 2025

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka e ka quajtur ndeshjen me Serbinë si një ndeshje me rëndësi edhe...

Lexo më shumë

Ndeshja e Kombëtares me Serbinë, Duka flet rreth ndjesive para sfidës historike

Ndeshja e Kombëtares me Serbinë, Duka flet rreth ndjesive para sfidës historike
4 Qershor, 2025

Kur na ndajnë pak ditë nga sfida e Kombëtares Shqiptare me Serbinë, emocionet e futbollistëve dhe tifozëve duket se janë...

Lexo më shumë

Konfirmohet rasti i parë i murtajës te gjedhët në Shqipëri

Konfirmohet rasti i parë i murtajës te gjedhët në Shqipëri
4 Qershor, 2025

Në Shqipëri është konfirmuar zyrtarisht rasti i parë i murtajës tek dhitë. Rasti është shënuar në Postribë të Shkodrës në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com