Një 60-vjeçar ka ndërruar jetë pasi ka rënë nga lartësia, teksa po riparonte çatinë e banesës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:50 në fshatin Kusarth, Elbasan.
“Më datë 05.09.2021, rreth orës 14:50 , shtetasi D.L., rreth 60 vjeç, banues në fshatin Kusarth, Elbasan, duke riparuar çatinë e banesës së tij ka rënë dhe për pasojë ka humbur jetën në Spitalin Rajonal Elbasan”, njofton policia.
Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./Opinion.al