Aktualitet

Elbasan/ 55-vjeçari plagos me thikë gruan dhe komshiun



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:42 - 08/09/22 |
Opi Nion

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Elbasanit. Mësohet se 55-vjeçari i identifikuar si Elmas Alija ka plagosur me thikë bashkëshorten e tij Shkëlqime Alija si dhe fqinjin e tyre, shtetasin E. S., 64 vjeç, banues në Elbasan, i cili ka ndërhyrë për ta ndaluar.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta. Sakaq, bëhet me dije se të plagosurit janë transportuar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, autori i dyshuar i krimit është shoqëruar në ambientet e policisë.

Informacioni i policisë:

Në lagjen “Dyle Haxhiri”, Elbasan, shtetasi E. K., 55 vjeç, banues në Elbasan, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës bashkëshorten e tij, shtetasen Sh. K., 50 vjeçe, si dhe fqinjin e tyre, shtetasin E. S., 64 vjeç, banues në Elbasan, i cili ka ndërhyrë për të ndaluar shtetasin E. K.

Të dy të plagosurit janë transportuar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Falë reagimit të menjëhershëm nga ana e Policisë është bërë e mundur kapja dhe shoqërimi i autorit të dyshuar, shtetasit E. K., në ambientet e Policisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Pas