Kronikë

Elbasan, 38-vjeçarja humb kontrollin e mjetit, vdes fëmija 3 vjeç


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:14 - 05/08/21 |
Opi Nion

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të enjte në Elbasan.

Si pasojë e një aksidenti rrugor, ka humbur jetën një fëmijë 3 vjeç. Bëhet me dije se aksidenti ka ndodhur në fshatin Bujqës në Elbasan.

Nga njoftimi zyrtar mësojmë se drejtuesja e mjetit një 38-vjeçare, ka humbur kontrollin dhe ka dalë ka rruga, duke i marre jetën djalit të saj 3-vjeç.

Njoftimi i plotë:

Më datë 05.08.2021, rreth orës 09:15, në fshatin Bujqës, Elbasan, shtetasja O.M., 38 vjeçe, banuese në fshatin Mengël, Elbasan, duke drejtuar mjetin tip “Ford”, ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasi D.M., 3 vjeç, i cili ishte pasagjerë në këtë mjet.

Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaktut të aksidentit

Pas