Të tjera detaje janë zbardhur lidhur me atentatin me armë zjarri në Elbasan, ku fatmirësisht nuk pati persona të lënduar.
Një 38-vjeçar i identifikuar si Ermal Matishi ka qëlluar shtatë herë në lagjen “Skënderbej” në drejtim të automjetit të shtetasit Arben Bekteshi.
Autori 38-vjeçar dhe Bekteshi janë konfliktuar 3 javë më parë me njëri-tjetrin për një parakalim të gabuar me makinë.
Gjë e cila ka bërë që pasditen e sotme autori ti bëj atentatë 30-vjeçarit dhe e ka qëlluar me armë zjarri tip pistoletë TT, e cila u gjet disa metra larg vendngjarjes./ Opinion.al