Një person ka vrarë veten me thikë në lagjen “Dyli Haxhire” të Elbasanit.
Mësohet se 33-vjeçari Sali Hajdari ka plagosur veten me thikë dhe si pasojë e plagës ka humbur jetën në spital.
Nga veprimet e para hetimore rezulton se 33-vjeçari dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe ka dëmtuar veten me thikë në zemër.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.