Barcelona dhe Real Madridi kanë përfunduar në barazim, 1-1, në derbin më të madh botëror, ‘El Clasico’, që u zhvillua në Camp Nou.
Asnjëra nga skuadrat nuk e gjeti rrjetën në pjesën e parë, ndërkaq pati edhe disa momente të dyshimta. Në minutat e para Lucas Vazquez u rrëzua në zonë nga Mascherano, mysafirët protestuan për penallti, por gjyqtari nuk dha.
Pas pak minutash vendasit kërkuan penallti pasi mendonin se Sergio Ramos kishte prekur topin me dorë në zonë, gjithsesi gjyqtari nuk vendosi për njëmbëdhjetëmetërsh. Nuk mbaroi me kaq.
Rreth minutës së 40-të pas një gjuajte të Jordi Albas, sipas vendasve topi u prek me dorë në zonë nga Dani Carvajal, por gjyqtari edhe këtë herë nuk vendosi për penallti.