Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

El Chapo dhe historia sekrete e krizës së heroinës

2017/04/20 at 10:18 AM
në Bota
Kohë leximi: 4 min
A A
El Chapo dhe historia sekrete e krizës së heroinës

Rrëfimi i magjishëm i Don Winslow për kartelin më të madh të drogës, arrestimet, arratisjet, vdekjet yjet e dhe divat e Hollywood: ”El Chapo ka dalë nga dera qendrore. As nuk është futur fare në tunel”.


Bie telefoni. Ishte korriku i 2014 dhe ndodhesha në dhomën e një moteli në Tucumcari të Neë Mexico, sapo bëhesha gati të hyja në dush. Unë dhe ime shoqe qemë nisur dy ditë më parë nga shtëpia jonë në Kaliforni për një udhëtim me makinë nëpër atdhe dhe doja të freskohesha përpara se të shkoja e të haja diçka në një lokal afër parkimit. Duke parë celularin njoha numri dhe ndjeva një therje në zemër. Ishte një mikja ime e dashur. I biri 20 vjeçar, heroinoman, prej vitesh luftonte kundër varësisë. E njihja. Ishte një djalë i zgjuar, brilant, simpatik dhe tërheqës, kur nuk ishte i bërë apo në mungesë. Do të duhej të më telefononte atë ditë që të më fliste për idenë e tij e rivazhdimit të studimeve. Nuk më kishte marrë. Në telefon ishte e ëma, me psherëtima, bëlbëzonte fjalët që dija se do të më thoshte: «Na la». Atë pasdite, më tha, i biri po shkonte të shtrohej në një qendër terapeutike që në fund i kishte dhënë disponueshmërinë e një shtrati, por ishte ndalur për të bërë një dozë të fundit. Kishte vdekur në trotuar. Qëndrova goxha kohë në telefon më nën e tij. Unë më shumë se çdo gjë tjetër dëgjoja: çfarë kisha për t’i thënë? Pastaj hyra në dush dhe qava. Janë më shumë se 20 vjet që shkruaj dhe dokumentoj mbi të ashtuquajturën “luftë kundër drogës”.

Gjatë gjithë kësaj kohe kam marrë pjesë në funerale, kam folur më familjarët e killerëve adoleshentë, u kam shpjeguar njerëzve se pse të dashurit e tyre qenë vrarë, duke u dhënë informacione që qeveria nuk do do t’ua jepte. Kam studiuar fotot e autopsive në tentativën për t’u dhënë një emër viktimave të paidentifikuara. Kam parë video me mizori. Mendova se isha ngurtësuar, kalitur ndaj pandjeshmërisë përballë përsëritjes gjithnjë të njëllojtë të kësaj tragjedie të pafund. Mendova se kisha shkuar përtej lotëve. Por kësaj radhe isha keq. Kjo vdekje më prekte personalisht (dhe për më tepër e dija mirë sesi kishte shkuar. Heroina që e kishte vrarë vinte nga Meksika. Ata që kultivonin lulëkuqe, që fabrikonin drogën dhe e dërgonin në veru qenë anëtarët e organizatës narkotrafikuese më të fuqishme të Meksikës, dhe vdekja e djalit të mikes time ishte rezultati i drejpërdrejtë i zgjedhjes biznesore të disa prej këtyre personazheve. Njëri prej tyre ishte Joaquín Guzmán Loera, kreu i Kartelit të Sinaloa, centrali më i madh botëror i narkotrafikut, alias “El Chapo”. Po, pikërisht ai.

Guzmán është një njohje e vjetër e imja (nuk e quaj El Chapo sepse nofka të bën të mendosh për më shumë për një xhuxh të Disney që shkon në punë duke fishkëllyer sesa për vrasësin mizor që është Guzmán). Kujtoj kohërat në të cilat djaloshi Joaquín ushtrohej në pistën secrete si korrier për gjigantët e vjetër të narkotrafikut, njerëz si Pedro Avilés Pérez dhe Rafael Caro Quintero. Nëpërmjet forcës së punës dhe të vdekurve të vrarë kishte fituar tashmë një vend midis pecogrosove kur përfundoi brenda për herë të parë, në 1993. Teksa menaxhonte punët nga suita e tij në brendësi të burgut federal të Puente Grande, unë punoja për “The Poëer of Dog”, të parin e tri romaneve që kam shkruar mbi evolucionin e narkotrafikut meksikan. Flisja me policë dhe të dënuar, trafikantë dhe toksikodipendentë, me anëtarë bandash dhe familjarët e tyre.

Frekuentoja burgjet dhe rrugët, arkivat dhe gjykatat, në kufi dhe përtej kufirit. Isha ende i impenjuar me këtë libër kur Guzmán u arratis për herë të parë, në 2001. Në atë kohë narkotrafiku meksikan menaxhohej nga një seri organizatash të mëdha të shoqëruara nga një dyzinë të voglash, ku më të rëndësishmet qenë Karteli i Juárez, Karteli i Tijuana dhe Karteli i Gjirit, me krahun e armatosur supër të dhunshëm të tij, të famshmin Zetas. I arratisur nga Puente Grande, Guzmán i vuri vetes si objektiv që të kontrollojë të gjithë narkotrafikun meksikan nën Kartelin e Sinaloa. Në 10 vitet në vazhdim i shpalli luftë të gjithë trafikantëve të tjerë. Kjo luftë shkaktoi më shumë se 100000 të vdekur në Meksikë dhe më shumë se 22000 persona rezultojnë ende sot të “zhdukur”. Ka qenë një katastrofë edhe nga kjo anë e kufirit dhe, veç të tjerash, origjinë e “epidemisë” së kohëve të fundit që ka parë mijëra të vdekur nga heroina, midis të cilëve djali i mikes time.

Verën e kaluar, në çdo etapë të turit primovues për romanin tim “The Cartel”, kam njohur persona që kishin humbur një të dashurin e tyre në episode dhune të lidhur me drogën në Meksikë ose për mbidozë këtu në Shtetet e Bashkuara. Në Scottsdale një grua më ka pyetur nëse dija t’i thosha se kush e kishte vrarë mikun e saj më të mirë (e dija). Në Seattle një burrë më ka pyetur nëse kisha informacione mbi rrëmbimin e kunatit të tij (nuk kisha). Natën e përvjetorit të vdekjes së djalit të mikes time, i kam telefonuar nga Los Angeles përpara se hyja në librarinë ku do të duhej të flisja për librin e mallkuar.

Gazeta Monitor

Etiketa: el chapohistoria sekretekriza e kokaines


Ju sugjerojmë

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
Bota

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

6 Qershor, 2025 10:41 pm
Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
Bota

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

6 Qershor, 2025 10:11 pm
DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve
Bota

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve

6 Qershor, 2025 9:42 pm
Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve
Bota

Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve

6 Qershor, 2025 9:18 pm
Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet
Bota

Cili është projektligji i shpenzimeve që qëndron në qendër të përplasjes Trump-Musk?

6 Qershor, 2025 8:51 pm
Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës
Bota

Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës

6 Qershor, 2025 8:38 pm
Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë
Bota

Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë

6 Qershor, 2025 8:32 pm
Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar
Bota

Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar

6 Qershor, 2025 8:06 pm
Shtetet e BE-së synojnë të ulin kompensimin për vonesat e fluturimeve
Bota

Shtetet e BE-së synojnë të ulin kompensimin për vonesat e fluturimeve

6 Qershor, 2025 5:11 pm
Politikanët në Rusi ‘tallen’ me sherrin Trump-Musk: Mos u grindni djema!
Bota

Politikanët në Rusi ‘tallen’ me sherrin Trump-Musk: Mos u grindni djema!

6 Qershor, 2025 4:59 pm
Para
Foto/ Shokon Kim Kardashian… Pse kështu shkohet për darkë?!

Foto/ Shokon Kim Kardashian... Pse kështu shkohet për darkë?!

Foto/ Sadiku e Xhaka të “çmendur” pas këngëtares shqiptare

Foto/ Sadiku e Xhaka të “çmendur” pas këngëtares shqiptare

Video/ Aksident në Vlorë, adoleshenti përplas 4 makina pas ndeshjes

Video/ Aksident në Vlorë, adoleshenti përplas 4 makina pas ndeshjes
















TE FUNDIT

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

Aksident në Orikum, humb jetën një person
6 Qershor, 2025

Një debat për një vend parkimi ka përfunduar në sherr mbrëmjen e kësaj të premteje në Ksamil. Ngjarja ka ndodhur...

Lexo më shumë

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
6 Qershor, 2025

Rusia mund t’i ofrojë azil politik miliarderit Elon Musk, pas përplasjes së tij me Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump....

Lexo më shumë

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
6 Qershor, 2025

Të paktën 38 persona u vranë nga sulmet ose të shtënat me armë zjarri izraelite në Rripin e Gazës. Mbrojtja...

Lexo më shumë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
6 Qershor, 2025

Denoncimi i radhës në emisionin  “Stop” në Tv Klan vjen nga një denoncues  80-vjeçar  në qytetin e Korçës i cili...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com