Gjykata e Athinës ka vendosur burg për jetë për tre shqiptarët që akuzohen se ekzekutuan dy vite më parë avokatin grek, Mihalis Zafeiropoulos.
Tre shqiptarët janë identifikuar si Ibrahim Brahimajn, i cili akuzohet si ekzekutori i avokatit, dhe Klodian Lekocja dhe Olti Dulce që akuzohen si bashkëpunëtorë.
Pas vendimit të gjykatës, gruaja e avokatit dhe pse theksoi se asgjë nuk ndryshon, falenderoi drejtësinë greke për vendimin.
“Faleminderit drejtësisë Greke dhe jurisë. Për fat të keq asgjë nuk mund ta rikthejë Michalis. Kjo nuk do të ndryshojë asgjë në jetën e tyre sepse ata ishin në burg, ata janë në burg dhe ata do të jenë në burg. Kjo nuk do të ndryshojë asgjë për ta dhe fatkeqësisht për mua dhe fëmijët e mi”, tha Vicky Zafeiropoulos./ Opinion.al E.Xh.