Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ekzekutori i Artan Çukut dënohet me 10 vite burg, çfarë tregoi ai për porositësin e vrasjes

2018/06/05 at 1:39 PM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 2 min
A A
I akuzuari për vrasjen e komisar Cukut kërkon lirinë

Prokuroria ka arritur një akt-marrëveshje me ekzekutorin e komisar Artan Çukut, Mikel Shallarin, i cili ka rrefyer porositësin e vrasjes dhe ka përfituar statusin e të penduarit të drejtësisë.

Akt-marrëveshja është pranuar sot në gjykatë. Po kështu dakord ka qenë edhe avokati i familjes Çuku. Prokurori i Krimeve të Rënda, Henrik Ligori, paraqiti në Gjykatë aktmarrëveshjen ku kerkohej dënimi me 10 vite burg i Shallarit. Kërkesa për gjykim ndaj Mikel Shallarit, Bledar Jambellit e Kristaq Lecit është duke u shqyrtuar nga gjyqtarja Miliana Muça. Mikel Shallari duke treguar porositësit i shpëton burgut përjetë dhe dënohet vetem me 10 vite burg.

Ndërsa dy personat e tjerë, Bledar Jambelli, në rolin e porositësit dhe kushëriri i Shallarit, Kristaq Leci në rolin e ndërmjetësit, të cilët janë të shpallur në kërkim ndërkombëtar, do të gjykohen në mungesë.

Për tre të dyshuarit, më datë 12 qershor 2017, Gjykata e Krimeve të Rënda ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për veprën penale “Vrasje e punonjësit të Policisë së Shtetit”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 79/b të Kodit Penal.

DESHMIA E SHALLARIT

Mikel Shallari, personi që u arrestua vitin e kaluar si i dyshuar për vrasjen e Artan Cukut, gjatë deklarimeve që ka dhënë para hetuesve ka treguar detajet e planit për kryerjen e vrasjes. Ai ka treguar se porositësin për vrasjen e Artan Cukut e kishte takuar përmes kushëririt të tij, i cili kishte thënë se po kërkonin dikë që nuk kishte probleme me ligjin dhe që të mos gjendej lehtë.


Për takimin me porositësin, Shallari ka rrëfyer se pasi ishin ulur në një lokal, ai e kishte urdhëruar mos ta shikonte në fytyrë. “Do të vras po ma përmende emrin. Mbaroje këtë punë”, i kishte dhënë urdhër porositësi.
Në vijim të planit, sipas Mikel Shallarit, atij i ishin dhënë 3500 euro parapagim dhe shuma prej 15 mijë eurosh kur të mbaronte porosinë. Në rrëfimin e tij, Shallari kujton se i ishin dhënë dy pistoleta dhe një makinë.
Sipas grupit hetimor, në vrasjen e ish-drejtorit të Policisë së Vlorës, Artan Cuku, janë përfshirë 3 persona. Personi që kreu ekzekutimin e Cukut mbrëmjen e 8 prillit 2017 është Mikel Shallari, i cili ndodhet në paraburgim. Ndërsa Policia ka shpallur në kërkim dy persona të tjerë.

Njëri në rolin e porositësit dhe tjetri në rolin e ndërmjetësit e bashkëpunëtorit. Ky i fundit është kushëriri i Mikel Shallarit, ndërsa porositësi është 38-vjeçari nga Bledar Jambelli. Sipas të dhënave të Policisë, të dy këta persona ndodhen jashtë Shqipërisë. Për arrestimin e Bledar Jambellit janë kryer disa verifikime në Gjermani, por nga të dhënat e siguruara në rrugë operative është mësuar se ai lëviz herë pas here mes Gjermanisë dhe Spanjës, raporton “Panorama”.



Ju sugjerojmë

Ndeshja me Serbinë, Silvinjo: E kam në mendje formacionin, pres ndeshje të bukur
Kryesore

Ndeshja me Serbinë, Silvinjo: E kam në mendje formacionin, pres ndeshje të bukur

6 Qershor, 2025 7:15 pm
Gjimshiti para sfidës: Nesër kërkoj në stadium tifozerinë më të bukur në botë
Kryesore

Gjimshiti para sfidës: Nesër kërkoj në stadium tifozerinë më të bukur në botë

6 Qershor, 2025 7:09 pm
Plagosja e dyfishtë në Rrogozhinë, policia gjen armën e krimit
Aktualitet

Plagosja e dyfishtë në Rrogozhinë, policia gjen armën e krimit

6 Qershor, 2025 6:52 pm
Mitroviç për duelin me Shqipërinë: Do japim maksimumin, fokusi ynë janë 3 pikët
Kryesore

Mitroviç për duelin me Shqipërinë: Do japim maksimumin, fokusi ynë janë 3 pikët

6 Qershor, 2025 6:24 pm
Trajneri i Serbisë para sfidës: Kujdes nga kuqezinjtë, mund të na ndëshkojnë
Kryesore

Trajneri i Serbisë para sfidës: Kujdes nga kuqezinjtë, mund të na ndëshkojnë

6 Qershor, 2025 6:04 pm
I arrestuar në operacionin “URA”, shqiptari ekstradohet nga Belgjika në Itali
Aktualitet

I arrestuar në operacionin “URA”, shqiptari ekstradohet nga Belgjika në Itali

6 Qershor, 2025 5:52 pm
Përfshihet nga flakët një banesë pranë qendrës në Vlorë
Aktualitet

Përfshihet nga flakët një banesë pranë qendrës në Vlorë

6 Qershor, 2025 5:23 pm
(Foto-Video) “Blindohet” Rinasi dhe Tirana gjatë eskortimit të skuadrës serbe
Kryesore

(Foto-Video) “Blindohet” Rinasi dhe Tirana gjatë eskortimit të skuadrës serbe

6 Qershor, 2025 4:08 pm
Formacioni i mundshëm i Shqipërisë, dy balotazhe për Serbinë
Kryesore

Formacioni i mundshëm i Shqipërisë, dy balotazhe për Serbinë

6 Qershor, 2025 3:49 pm
Tentoi të kalonte përtej kufirit emigrantë nga Palestina, arrestohet 37 vjeçari
Aktualitet

Tentoi të kalonte përtej kufirit emigrantë nga Palestina, arrestohet 37 vjeçari

6 Qershor, 2025 3:40 pm
Para
Horoskopi i javës së parë të qershorit, Meri Shehu ka lajme të mira për këto shenja

Horoskopi i javës së parë të qershorit, Meri Shehu ka lajme të mira për këto shenja

Tabaku: DASH e konfirmon, ‘ndërtimi dhe resortet’ sektori ku pastrohen paratë në Shqipëri

Rënia e Euros në pikiatë, Tabaku akuza qeverisë për paratë e drogës

Gati për Itali, gjenden në Karaburun 700 kg hashash

Gati për Itali, gjenden në Karaburun 700 kg hashash
















TE FUNDIT

Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve

Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve
6 Qershor, 2025

Një gjykatë në Norvegji ka dënuar një mjek me 21 vite burg për përdhunimin dhe abuzimin seksual të dhjetëra pacienteve,...

Lexo më shumë

Cili është projektligji i shpenzimeve që qëndron në qendër të përplasjes Trump-Musk?

Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet
6 Qershor, 2025

Siç kemi raportuar, kritikat e Elon Musk ndaj projektligjit të taksave dhe shpenzimeve të Presidentit Donald Trump janë në qendër...

Lexo më shumë

Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës

Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës
6 Qershor, 2025

Aksionet e Teslës morën hov të menjëhershëm në muajt pas zgjedhjeve presidenciale të nëntorit, e kjo, për arsyen e thjeshtë...

Lexo më shumë

Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë

Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë
6 Qershor, 2025

Shqipëria rezulton  në vend të parë për rritjen e numrit të turistëve. Komisioni i Kombeve te Bashkuara “UnTourisëm’ i cili...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com