Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ekzekutoi babë e bir në Elbasan, arrestohet në Itali 28-vjeçari

2019/07/01 at 4:45 PM
në Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Ekzekutoi babë e bir në Elbasan, arrestohet në Itali 28-vjeçari

Një 28-vjeçar është arrestuar nga policia, pasi akuzohet se është ekzekutori i dy personave, babë e bir, në qytetin e Elbasanit në vitin 2012.


I arrestuari është identifikuar si Etjen Cani 28 vjeç, banues  në Elbasan, ndërsa arrestimi i tij është bërë në kuadër të operacionit të koduar “KRASTA”.

I riu ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, ndërsa Gjykata e Elbasanit ka dhënë për të masën e sigurisë “arrest me burg”.

Mbi 28-vjeçarin rëndojnë akuzat “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të zjarrit dhe municioneve luftarake”.

Në atentatin e vitit 2012 në lagjen “Çlirimi” në Elbasan, mbetën të vrarë Nezir e Gentian Beqiraj.

Ngjarja

Në 15 gusht të vitit 2012, 40-vjeçari Gentjan Beqiri është ekzekutuar në banesën e tij, në lagjen “Sporti i Vjetër” të Elbasanit. Dëshmitar i ngjarjes së rëndë ka qenë babai i tij, Nezir Beqiri, i cili ndërroi jetë pak minuta pas të birit. Fillimisht u dyshua se Nezir Beqiri kishte pësuar infarkt pas ngjarjes, por ekspertiza mjeko-ligjore përcaktoi se i moshuari ka humbur jetën si pasojë e plagëve të shumta që ka marrë në trup. Ekzekutorët e kanë goditur disa herë në mushkëri, duke i shkaktuar hemorragji e pas disa minutash në urgjencën e qytetit, ai gjeti edhe vdekjen.

Dyshohet se vrasjet janë kryer për motive hakmarrjeje, pasi në 2005-n Gentjan Beqiri është akuzuar nga organet e drejtësisë për vrasjen e biznesmenit Sokol Çapja, vrasje e cila ka ndodhur në një prej bareve të Elbasanit, pranë Universitetit “Aleksandër Xhuvani”.

Prej disa kohësh, 40-vjeçari Gentjan Beqiri ishte në “Arrest shtëpie” për këtë vrasje. Ai vuante nga një dëmtim në shtyllën kurrizore, për shkak të një tentative arratisjeje nga qelitë e paraburgimit. Vrasjet janë kryer në gjakftohtësi dhe dy efektivët rojë nuk e kanë kuptuar që ekzekutorët kanë kryer krimin. Ata e kanë marrë njoftimin vetëm pasi ka ardhur ambulanca.

Kush janë të dyshuarit për ngjarjen

Për vrasjen e babë e bir, Policia e Elbasanit pati arrestuar në atë kohë Florenc Çapjan dhe A.J.. Por disa ditë më pas, Gjykata e Elbasanit ka liruar nga burgu njërin prej të akuzuarve për vrasjen e Nezir dhe Gentjan Beqirit. Në seancën e rivlerësimit të masës së sigurisë për dy të akuzuarit, trupi gjykues ka lënë sërish në “Arrest me burg” të dyshuarin A.J., ndërsa Florenc Çapja u vendos që të gjykohej në gjendje të lirë deri në përfundim të procesit.

Në seancën e mëparshme Gjykata i kishte lënë 60 ditë kohë Prokurorisë dhe Policisë për të faktuar akuzën e vrasjes ndaj të arrestuarve Florenc Çapja dhe A.J., që akuzohen për ekzekutimin e dyfishtë të ndodhur paraditen e 15 gushtit 2012. Ndërsa avokatët mbrojtës kishin paraqitur prova se ditën e ngjarjes klientët e tyre nuk ndodheshin në qytetin e Elbasanit, madje Çapja nuk ka qenë në Shqipëri.

Njoftimi i arrestimit

Vijon operacioni policor “KRASTA”

Kapet në Itali, autori i dyshuar i vrasjes, kryer në bashkëpunim, të dy shtetasve babë e bir, ndodhur në vitin 2012 në Elbasan.

Gjatë paradites së sotme, si rezultat i bashkëpunimit të Task-Forcës Speciale, në Departamentin e Policisë Kriminale, DVP Elbasan, Interpol Tiranës me Zyrën Ndërlidhëse të Oficerëve Italianë në vendin tonë dhe me Interpol Romën, u bë i mundur arrestimi në Rimini të Italisë, i shtetasit shqiptar në kërkim ndërkombëtar:

  1. C., 28 vjeç, banues  në Elbasan.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, me vendim penal nr. 480, datë 12.06.2019, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të zjarrit dhe municioneve luftarake”, në lidhje me vrasjen e shtetasit G. B., (alias A. M.,) dhe të babait të tij shtetasit N. B., ngjarje e ndodhur më datë 15.08.2012 në lagjen “Çlirimi” Elbasan.

Task – Forca Speciale kishte marrë informacione në rrugë operative, se ky shtetas fshihej në Itali dhe falë shkëmbimit në kohë reale të informacionit mes Interpol Tirana dhe Interpol Romës, si dhe Zyrës Ndërlidhëse të Oficerëve Italianë në vendin tonë, paraditen e sotme u bë e mundur kapja e tij, me qëllim ekstradimin drejt vendit tonë

Në kuadër të operacionit “Krasta”, më 14 qershor u arrestuan dhe u ndaluan 10 persona, si dhe u shpallen në kërkim 5 shtetas të tjerë, ndër ta edhe shtetasi i kapur sot në Itali.

Operacioni “Krasta” vijon./ Opinion.al E.Xh



Ju sugjerojmë

Ekzekutimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese/Zaçaj:Detyrim për të gjitha pushtetet
Aktualitet

Ekzekutimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese/Zaçaj:Detyrim për të gjitha pushtetet

14 Korrik, 2025 11:11 am
Parkimi i dyfishtë, policia masa të ashpra deri në burg
Aktualitet

Parkimi i dyfishtë, policia masa të ashpra deri në burg

14 Korrik, 2025 11:06 am
Në kërkim ndërkombëtar për trafikim narkotikësh/Pranga 40 vjeçarit, do ekstradohet..
Aktualitet

Në kërkim ndërkombëtar për trafikim narkotikësh/Pranga 40 vjeçarit, do ekstradohet..

14 Korrik, 2025 11:00 am
Dhjetëra njerëz të vrarë në përleshjet sektare në Siri
Bota

Dhjetëra njerëz të vrarë në përleshjet sektare në Siri

14 Korrik, 2025 10:58 am
Lirohet nga qelia ish-Shefi i Rrugores Roven Zeka
Aktualitet

Lirohet nga qelia ish-Shefi i Rrugores Roven Zeka

14 Korrik, 2025 10:54 am
“Pastrim” në administratë dhe ndëshkim për zyrat që abuzojnë me…porositë e Ramës
Aktualitet

“Pastrim” në administratë dhe ndëshkim për zyrat që abuzojnë me…porositë e Ramës

14 Korrik, 2025 10:33 am
Barnat/Rama:Po punojmë me Ministrinë për furnizimin e sistemit. Kontroll bulmetit..
Aktualitet

Barnat/Rama:Po punojmë me Ministrinë për furnizimin e sistemit. Kontroll bulmetit..

14 Korrik, 2025 10:26 am
Franca dyfishon shpenzimet ushtarake, Macron: Liria jonë nuk ka qenë kaq në rrezik
Bota

Franca dyfishon shpenzimet ushtarake, Macron: Liria jonë nuk ka qenë kaq në rrezik

14 Korrik, 2025 10:18 am
Ndezi zjarrin që shkrumboi 10 ha bimësi, arrestohet 41-vjeçari
Aktualitet

Ndezi zjarrin që shkrumboi 10 ha bimësi, arrestohet 41-vjeçari

14 Korrik, 2025 10:15 am
Trump njoftoi tarifa prej 30% ndaj BE nga 1 gushti
Bota

Trump njoftoi tarifa prej 30% ndaj BE nga 1 gushti

14 Korrik, 2025 10:05 am
Para
Flamur Noka rrëfen arsyen përse opozita nuk bllokoi zgjedhjet

Flamur Noka rrëfen arsyen përse opozita nuk bllokoi zgjedhjet

Bylykbashi:Rama nuk do vetting për politikanët,i duhen kriminelët për vota

Zgjedhjet, Bylykbashi: Deklarata e OSBE/ODIHR, më e ashpra në 28 vite

Dorëzimi i mandateve/ Pas Kryemadhit, Basha takon aleatët

Rikthehen protestat? Aleatët flasin pas takimit me Bashën
















TE FUNDIT

Ekzekutimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese/Zaçaj:Detyrim për të gjitha pushtetet

Ekzekutimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese/Zaçaj:Detyrim për të gjitha pushtetet
14 Korrik, 2025

Po mbahet ceremonia e prezantimit të Udhërrëfyesit për Jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese. Gjatë fjalës së saj kryetarja Holta Zaçaj foli...

Lexo më shumë

Parkimi i dyfishtë, policia masa të ashpra deri në burg

Parkimi i dyfishtë, policia masa të ashpra deri në burg
14 Korrik, 2025

“Parkimi i dyfishtë në rrugë nuk do të konsiderohet më si një kundravajtje administrative, por si një bllokim i kalimit...

Lexo më shumë

Në kërkim ndërkombëtar për trafikim narkotikësh/Pranga 40 vjeçarit, do ekstradohet..

Në kërkim ndërkombëtar për trafikim narkotikësh/Pranga 40 vjeçarit, do ekstradohet..
14 Korrik, 2025

Finalizohet operacioni policor i koduar “Operacionalja 55”, ku është vënë në pranga me qëllim ekstradimin në Itali, një shtetas i...

Lexo më shumë

Dhjetëra njerëz të vrarë në përleshjet sektare në Siri

Dhjetëra njerëz të vrarë në përleshjet sektare në Siri
14 Korrik, 2025

Së paku 30 njerëz u vranë në përleshjet në jug të Sirisë, ndërsa autoritetet dërguan forca për të qetësuar situatën....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com