Kronikë

Ekzekutoi 65-vjeçarin/Historia e të riut,i vranë babain,nëna piu helm nga dhimbja


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:50 - 24/01/22 |
Opi Nion

Tronditëse është historia e Florian Përvathit, 17-vjeçarit që vrau në oborrin e banesës në Lezhë 65-vjeçarin Lekë Lekgjonaj. Ekzekutimi ndodhi për hakmarrje, pasi vëllai i viktimës i kishte vrarë babain 17-vjeçarit.

Ngjarja në atë kohë ka ndodhur pas një konflikti të çastit mes dy familjeve, ku vëllai i 65-vjeçarit Lekgjonaj ka vrarë me armë babanë e adoleshentit, Gjon Përvathi. Asokohe adoleshenti ishte vetëm 5 vjeç,

Sipas news 24 tragjedia në familjen Përvathi u bë edhe më e rëndë pasi menjëherë pas ngjarjes së rëndë ka vrarë veten, duke pirë helm, edhe nëna e Florian Përvathit. Mësohet se ky i fundit ka qenë i pranishëm në konfliktin mes dy familjeve dhe në momentin kur babai i tij është qëlluar për vdekje.

Sot, Florian Përvathi, 17 vjeç, ka marrë hak për vdekjen e të atit, duke vrarë vëllanë e vrasësit të babait të tij. Ai ka shkuar te shtëpia e 65-vjeçarit Lekgjonaj, ka hyrë në pjesën e portës së shtëpisë dhe i është vënë nga mbrapa viktimës, duke e qëlluar dhe duke i shkaktuar plagë. Pas disa sekondash, ai i është afruar dhe e ka qëlluar sërish, duke e lënë të vdekur në vend. Menjëherë pas ngjarjes, i riu është vetëdorëzuar.

Ngjarja ndodhi rreth orës 12:00, ndërsa policia sekuestroi dhe armën e zjarrit tip pistoletë me të cilën dyshohet se 17-vjeçari kreu krimin./Opinion.al

Pas