Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Itali. Një 49 vjeçar shqiptar, është ekzekutuar me armë zjarri në Terni të Italisë sapo ka dalë nga banesa e tij.
Në orën 07:00 të mëngjesit, janë dëgjuar të shtëna me armë në rrugën “Galvani” në Terni ku më pas është konfirmuar një viktimë, shkruajnë mediat italiane.
Sipas hetimeve te para viktimë është një shqiptar që njihej në zonë si murator. Dëshmitaret kanë dëgjuar fillimisht zënka dhe sherr dhe pastaj tre të shtëna me armë.
Policia njofton se ka gjetur armën e krimit në një kosh mbeturinash, pak larg vendit të ngjarjes.
Nuk ka ende të dhëna rreth identitetit të viktimës dhe autorit apo autorëve, nderkohë që policia ka nisur hetimet.