Kronikë

Ekzekutohet nga RENEA, 71-vjeçari që qëlloi ndaj policisë në Elbasan


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:07 - 24/09/20 |
Al Do

Është ekzekutuar nga forcat RENEA, 71-vjeçari Lefter Zhidru, i cili nuk pranoi të dorëzohej dhe ka qëlluar sërish në drejtim të forcave të rendit.

Rreth orës 13:20, pas një konflikti me ish-gruan e tij, kjo e fundit ka njoftuar policinë por i moshuari ka marrë një kallashnikov dhe ka qëlluar ndaj forcave të policisë nga ballkoni i pallatit.

Nga plumbat mbetën të plagosur dy të rinj, kalimtarë të rastit të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

Që prej atij momenti, pallati dhe zona përreth u rrethuan nga efektivët e RENEA-s të cilët u pozicionuan edhe me snajper në rast se situata përshkallëzohej nga ana e 71-vjeçarit.

Ish-gruaja dhe vajza 14-vjeçare e Zhidros fatmirësisht janë lënë të lira të dalin nga banesa ndërsa ai qëndroi i mbyllur dhe refuzoi të dorëzohet.

Pas 4 orë e gjysmë forcat e RENEA-s ndërhynë brenda banesës por 71-vjeçari ka shfaqur rezistencë dhe për këtë arsye ai është neutralizuar. /Opinion.al

Pas