Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Tropojë.
Në orën 23:32 një person është ekzekutuar me armë zjarri pranë karburantit të tij, në lagjen “Partizani”.
Rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta, ndërsa viktima është identifikuar si Guxim Gjyriçi i moshës 47 vjeçare, banues në Tropojë.
Autorët nuk janë identifikuar ndërkohë që shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë, shërbimet e DVP Kukës, dy grupe të FNSH, vazhdojnë kontrollet dhe krehjen e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorit. /Opinion.al