Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ekzekutohet dhe hidhet në përrua një javë pasi doli nga burgu, ja ku dyshon policia

2017/05/02 at 1:59 PM
në Aktualitet, Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Shefit të Krimeve i gjenden 66 mijë euro akte noteriale

Një person i ekzekutuar me armë zjarri është gjetur një ditë më parë i pajetë, i hedhur në një përrua, në fshatin Kuç të Himarës, rreth 62 kilometra larg qytetit të Vlorës, ka nxjerrë në pah detaje të reja.


Trupi i pajetë u gjet pas denoncimit të bërë në Polici nga banorë të zonës. Policia konstatoi se bëhej fjalë për vrasje, pasi viktima ishte qëlluar me armë zjarri, ndërsa nga verifikimet rezultoi se personi i vrarë ishte Dashamir Zeneli, 40 vjeç, banor i fshatit Kuç.

Ngjarja ka ndodhur në një kohë kur Zeneli kishte vetëm një javë që ishte liruar nga burgu. Nga hetimet e para ka rezultuar se 40-vjeçari ishte qëlluar me armë zjarri, duke marrë goditje vdekjeprurëse në shpatull. Ekspertiza ka vijuar hetimet, ndërkohë që janë disa pistat në të cilat po punohet për zbardhjen e ngjarjes.

Dashamir Zeneli, banor i fshatit Kuç, mësohet se kishte vetëm pak kohë që kishte dalë nga burgu, pasi në tetor të vitit 2016 viktima ishte përplasur në një grindje me një tjetër banor të fshatit Kuç.

Në atë kohë Zeneli u arrestua nga policia pasi, sipas informacioneve të Policisë, nën efektin e pijeve alkoolike kanosi me armë zjarri një bashkëfshatar të tij me iniciale V.L., 44 vjeç, të cilit i drejtoi një armë tip automatik, model 56, ndërsa gjithçka në atë kohë ndodhi për motive të dobëta. Nga kontrolli që policia kreu në atë kohë në banesën e Zenelit, u sekuestruan edhe një armë zjarri tip automatik, model 56, një automatik tip “Shars” me 30 fishekë në krehër, si dhe 32 fishekë të tipit 7.62 mm.

Ndërkohë referuar ngjarjes së datës 1 maj, ekspertiza është duke kryer edhe këqyrjen e kufomës, ndërsa mendohet sipas informacioneve të para të saj, viktima mund të jetë qëlluar dhe ka humbur jetën gjatë natës.

Nuk ka ende persona të arrestuar, ndërsa janë shoqëruar disa banorë të zonës, për të marrë dëshmitë apo dhe gjetur ndonjë të dhënë që mund të çojë në zbulimin e ngjarjes. Ndërsa përveç ngjarjes së tetorit 2016, policia po heton edhe në pistën e ndonjë grindjeje të ndodhur në momentet kur Zeneli është qëlluar me armë zjarri dhe më pas ka humbur jetën.

Fakti që trupi i tij është gjetur në afërsi të një përroi, për policinë mund të lidhet me dyshimin se viktima në këtë zonë mund të ketë qenë i shoqëruar nga të tjerë persona. Një tjetër hipotezë lidhet me atë që pasi është vrarë, trupi i tij i pajetë është hedhur në afërsi të përroit.

Ndërkohë, nga banorë të zonës në fshatin Kuç mësohet ngjarja e rëndë mund të mos lidhet me ngjarjen e tetorit 2016, por mund të ketë të bëjë me ndonjë ngjarje tjetër, pasi edhe herë të tjera viktima kishte pasur konflikte të çastit me persona të tjerë në zonë. Gjithsesi, ai vetëm prej pak kohësh ndodhej në fshat, pasi sapo kishte dalë nga burgu. Për momentin, policia nuk ka dhënë asnjë detaj tjetër apo informacion rreth ngjarjes, ndërsa pritet raporti i ekspertizës për të hedhur më shumë dritë rreth shkaqeve, por edhe mënyrës se si ka ndodhur ngjarja.

Pistat

Pistat ku po hetohet janë disa, por dy janë kryesoret në të cilat janë përqendruar hetimet e policisë: e para është ndonjë hakmarrje e mundshme nga ngjarjet e vjetra, ndërsa pista e dytë ka të bëjë me ndonjë grindje të çastit, e cila më pas ka përfunduar në vrasjen e 40-vjeçarit.

Një tjetër pistë që nuk përjashtohet nga hetimet e nisura nga Policia e Vlorës është ajo e një vrasje të ardhur nga përfshirja në trafikimin apo kultivimin e lëndëve narkotike. Kjo pasi zona e fshatit Kuç në Himarë njihet si një nga zonat ku kultivohen ilegalisht bimë narkotike.

Një fakt i tillë konstatohet nisur edhe nga shifrat e parcelave të asgjesuara gjatë viteve të fundit në këtë fshati apo edhe sasive të sekuestruara të lëndëve narkotike. Për këtë arsye, policia nuk e përjashton faktin se 40-vjeçari mund të ketë mbetur viktimë e ndonjë pazari të prishur për drogën.



Ju sugjerojmë

Romë, gjenden trupat e pajetë të një gruaje dhe foshnjeje/ Dëshmitarët:Na u duk si..
Bota

Romë, gjenden trupat e pajetë të një gruaje dhe foshnjeje/ Dëshmitarët:Na u duk si..

8 Qershor, 2025 10:44 am
(Foto-Video) “Blindohet” Rinasi dhe Tirana gjatë eskortimit të skuadrës serbe
Kryesore

Policia e shoqëroi deri në Rinas, skuadra serbe niset për Beograd

8 Qershor, 2025 10:33 am
Ukrainë/ Valë sulmesh në Kharkiv, katër të vdekur e afro 60 të plagosur
Bota

Ukrainë/ Valë sulmesh në Kharkiv, katër të vdekur e afro 60 të plagosur

8 Qershor, 2025 10:23 am
Edi Rama flet për “Corriere della Sera”: Fitoren e prisja
Aktualitet

Videokartolina/ Festivali i Arkitekturës, Rama: Diskutime për ecurinë e Shqipërisë

8 Qershor, 2025 10:12 am
“Serbia i mbijetoi ferrit në Tiranë”, përballja historike në ‘syrin’ e mediave serbe
Kryesore

“Serbia i mbijetoi ferrit në Tiranë”, përballja historike në ‘syrin’ e mediave serbe

8 Qershor, 2025 9:53 am
Çështjet e punës dhe shtetësisë/ Italia voton sot e nesër për Referendumin 2025
Bota

Çështjet e punës dhe shtetësisë/ Italia voton sot e nesër për Referendumin 2025

8 Qershor, 2025 9:47 am
U përplas me disa automjete, merr flakë makina në mes të autostradës Tiranë-Durrës
Aktualitet

U përplas me disa automjete, merr flakë makina në mes të autostradës Tiranë-Durrës

8 Qershor, 2025 9:40 am
Pse BE-ja ende po blen plehra ruse?
Bota

Pse BE-ja ende po blen plehra ruse?

8 Qershor, 2025 9:16 am
Si ndikojnë miliarderët francezë në politikë?
Bota

Si ndikojnë miliarderët francezë në politikë?

8 Qershor, 2025 9:02 am
Sfida me Serbinë, Duka: I kishim të gjitha shanset për të fituar!
Kryesore

Sfida me Serbinë, Duka: I kishim të gjitha shanset për të fituar!

8 Qershor, 2025 8:50 am
Para
Video/ Protestuesi me flamur amerikan ndalohet me dhunë gjatë paradës së 1 Maj në Kubë

Video/ Protestuesi me flamur amerikan ndalohet me dhunë gjatë paradës së 1 Maj në Kubë

Monika Kryemadhi revoltohet me Luan Ramën: Gratë s’janë numra në parlament

Monika Kryemadhi revoltohet me Luan Ramën: Gratë s'janë numra në parlament

Kukan – Metës: Shqipëria bëri zgjedhjen e duhur

Kukan – Metës: Shqipëria bëri zgjedhjen e duhur
















TE FUNDIT

Romë, gjenden trupat e pajetë të një gruaje dhe foshnjeje/ Dëshmitarët:Na u duk si..

Romë, gjenden trupat e pajetë të një gruaje dhe foshnjeje/ Dëshmitarët:Na u duk si..
8 Qershor, 2025

Mbërmjen e së shtunës një ngjarje e rëndë ka trondiur Romën, ku në parkun Villa Pamphili u gjetën trupat e...

Lexo më shumë

Policia e shoqëroi deri në Rinas, skuadra serbe niset për Beograd

(Foto-Video) “Blindohet” Rinasi dhe Tirana gjatë eskortimit të skuadrës serbe
8 Qershor, 2025

Policia shoqëroi kombëtaren serbe deri në pistën e Aeroportit të Rinasit. Burime për Klan News bëjnë me dije se nuk...

Lexo më shumë

Ukrainë/ Valë sulmesh në Kharkiv, katër të vdekur e afro 60 të plagosur

Ukrainë/ Valë sulmesh në Kharkiv, katër të vdekur e afro 60 të plagosur
8 Qershor, 2025

Rusia ka goditur qytetin e dytë më të madh të Ukrainës, Kharkiv-in, me një valë të fuqishme sulmesh ajrore, përfshirë...

Lexo më shumë

Videokartolina/ Festivali i Arkitekturës, Rama: Diskutime për ecurinë e Shqipërisë

Edi Rama flet për “Corriere della Sera”: Fitoren e prisja
8 Qershor, 2025

Kryeministri Rama ndan me ndjekësit e tij videokartolinën e Festivalit Ndërkombëtar Bread&Heart, që mblodhi në Tiranë arkitektë nga e gjithë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com