Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Elbasan, ku ka mbetur i vrarë Pjerin Xhuvani 56-vjeç, dhe janë plagosur katër persona të tjerë mësohet se janë shoqëruar në polici disa persona që mund të kenë parë dhe mund të kenë djeni për ngjarjen.
Abc news mëson se është shoqëruar edhe drejtuesi politik i PD-së në qarkun e Elbasanit, Gazmend Bardhi. Bardhi pak pas vrasjes është parë në vendin e krimit ndërkohë së bashku me të ka qenë edhe Luçiano Boçi.
Mësohet se si pasojë e të shtënave me armë katër persona kanë mbetur të plagosur, një nga të cilët është police femër pjesë e Forcës së Posaçme Shqiponja.
Kujtojmë se Xhuvani ka qenë ish-kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim në qytetin e Elbasanit, por pas shkarkimit nga LSI kaloi te PDIU ne 2017.
Aktualisht në vendngjarje ndodhen forcat RENEA, po ashtu është nisur drejt Elbasanit, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu dhe Tonin Vocaj./Opinion.al