Policia e Lezhës ka shoqëruar disa persona pas vrasjes së Nikolin Lekstakaj 42 vjeç pasditen e së mërkurës në Balldre.
Sipas tvklan, mësohet se të shoqëruarit janë kryesisht nga fisi i Nikulajve. Deri më tani nuk ka asnjë person të arrestuar.
Autorët qëlluan nga një makinë në lëvizje dhe këtë e vërtetojnë edhe mbetjet e xhamave të thyer që makina me të cilën ata lëviznin la në vendngjarje.
Hetuesit besojnë se ngjarja mund të jetë hakmarrje pas vrasjes së Ardian Nikulaj 3 muaj më parë. Fisi Lekstakaj ka qenë në një konflikt të hershëm që ka sjellë edhe viktima me fisin Nikulaj.
Por gjithsesi policia dhe grupi hetimor nuk kanë dalë ende në përfundimin nëse vrasja është vazhdim i këtij konflikti apo jo.