Kronikë

Ekzekutimi i “kumbarit” të Shkodrës, reagon zyrtarisht Policia


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:01 - 04/04/21 |
Opi Nion

Policia ka dhënë informacion zyrtar në lidhje me ekzekutimin me armë në një atentat mafioz të Bardhok Pllanajt në Shkodër, i cili njihej dhe me nofkën, “Kumbari”.

Policia njofton se 46-vjeçari është qëlluar me armë duke udhëtuar me një automjet në në fshatin Dobraç i Ri, Njësia Administrative Rrethina.

Policia ka rrethuar zonën dhe po punon për identifikimin dhe arrestimin e autorëve. Ndërkohë, në ndihmë të policisë kanë shkuar dhe grupe të FNSH.

“Më datë 04.04.2021, rreth orës 21:10, në fshatin Dobraç i Ri, Njësia Administrative Rrethina, Shkodër,  duke udhëtuar me automjet është vrarë me armë zjarri shtetasi B. P. rreth 46 vjeç banues në Shkoj i Ri. Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe kanë ngritur pika kontrolli. Në ndihmë të Policisë lokale kanë shkuar dhe grupe të FNSH Shkodër Veprimet po kryhen me grup hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje, identifikimin dhe kapjen e autorëve.”-njofton Policia.

Bardhok Pllanaj nuk është një emër i panjohur për policinë. Ai ka qenë subjekt i OFL-së, për shkak se dyshohej se ka qenë u përfshirë në trafikun e qenieve njerëzore në Belgjikë. Po ashtu, ai ka qenë i akuzuar për një seri veprash penale në Shqipëri./Opinion.al

Pas