Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ekzekutimi i kryepolicit në Tiranë, zbardhen dy pistat e mundshme të ngjarjes

2017/04/08 at 11:57 PM
në Aktualitet, Kronikë, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A

Ish-Drejtori i Policisë së Vlorës Artan Cuku, është ekzekutuar me armë mbrëmjen e sotme në zonën e liqenit artificial në Tiranë. Ish-zyrtari i Policisë ishte duke ecur në këmbë kur është qëlluar me 4 plumba në afërsi të hyrjes së pallatit ku banonte, në “Rrugën e Kosovarëve”.


Dy plumba dyshohet se kanë qenë fatal duke i marrë jetën 45-vjeçarit, baba i dy fëmijëve. Goditjet kanë qenë precize, pasi një plumb e ka qëlluar në qafë dhe tjetri në kokë.

Nga hetimet paraprake dyshohet se dy persona të kenë marrë pjesë në atentat. Ata, sipas dëshmitarëve okularë kanë qenë duke lëvizur me një motor. Pas vrasjes autorët janë larguar menjëherë nga vendi i krimit, duke humbur gjurmët, shkruan Tv Klan.

Drejtori i Policisë së Tiranës, Ervin Hodaj dha një prononcim nga vendi i ngjarjes, por pa dhënë detaje për pistat dhe autorët e dyshuar.

Grupi hetimor i ngritur nga policia dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda po heton në dy pista kryesore.

Njëra është ajo e hasmërie që lidhet me detyrën e Cukut, në kohën kur ka qënë Shef Krimesh në Komisariatin Numër 4 në Tiranë, në vitin 2005. Në këtë kohë, një i ndaluar vrau veten gjatë kohës që po merrej në pyetje me armën e Artan Cukut, duke ia marrë nga brezi. Por sipas burimeve, kjo çështje ishte mbyllur mes familjeve dhe ishin pajtuar me njëra-tjetrën.

Pista tjetër që po ndjek policia është ajo e vrasjes për shkak të detyrës që ka mbajtur viktima. Cuku qëndroi në këtë post për rreth dy vite, 2012 – 2013. Gjatë kësaj kohe, në qytetin bregdetar u goditën disa grupe kriminale që merreshin me trafikun e drogërave të forta.

Në dorë, hetimi është marrë nga Prokuroria për Krimet e Rënda, pasi ka dyshime se vrasja lidhet pikërisht me detyrën që ka kryer viktima.

Artan Cuku shërbeu 16- vite në Policinë e Shtetit duke mbajtur detyra të rëndësishme në disa qytete. Ai u largua nga policia aktive në vitin 2013, duke u emëruar në Akademinë e Policisë. Në vitin 2014, ai u largua përfundimisht nga radhët e bluve, duke u angazhuar në biznes privat. Ai ishte drejtues i një policie private./ TV Klan

artan



Ju sugjerojmë

Rama për të sëmurët me kancer, mjekët e infermierët:1 miliard euro për shëndetësinë
Aktualitet

Rama për të sëmurët me kancer, mjekët e infermierët:1 miliard euro për shëndetësinë

8 Nëntor, 2025 12:08 pm
Vinte nga Serbia, AKU bllokon kamionin me 25 ton misër
Aktualitet

Vinte nga Serbia, AKU bllokon kamionin me 25 ton misër

8 Nëntor, 2025 11:38 am
Basketbollisti që vendosi rekord/ Gjatë 2.36 metër, vesh këpucë me numrin 55
Sport

Basketbollisti që vendosi rekord/ Gjatë 2.36 metër, vesh këpucë me numrin 55

8 Nëntor, 2025 11:17 am
Helmohen disa banorë në Bulqizë
Kryesore

Aksident në Lezhë-Milot/ Humbin jetën dy persona, shoferi ishte i dehur

8 Nëntor, 2025 11:13 am
‘Jam i zhgënjyer’/ Trump i jep Putinit vetëm 10 deri 12 ditë për armëpushim
Bota

SHBA bojkoton G20 në Afrikën e Jugut, Trump: Abuzuan me të drejtat e njeriut

8 Nëntor, 2025 10:35 am
Dibër/ U konfliktua fizikisht me një qytetar, AMP arreston efektivin e policisë
Kronikë

Furnizonte grupet kriminale me armë, pranga 46 vjeçarit në Tiranë

8 Nëntor, 2025 9:40 am
Heshtje zgjedhore, të dielën votohet në 5 bashki të vendit
Kryesore

Heshtje zgjedhore, të dielën votohet në 5 bashki të vendit

8 Nëntor, 2025 9:31 am
Rama prezanton autobusin turistik në Tiranë: Qyteti ynë plot ngjyra
Aktualitet

Rama prezanton autobusin turistik në Tiranë: Qyteti ynë plot ngjyra

8 Nëntor, 2025 8:28 am
Pionieri i ADN-së, shkencëtari James Watson ‘shuhet’ në moshën 97-vjeçare
Bota

Pionieri i ADN-së, shkencëtari James Watson ‘shuhet’ në moshën 97-vjeçare

7 Nëntor, 2025 10:38 pm
Balluku takohet me Sekretarët amerikanë të Energjisë dhe Punëve të Brendshme
Aktualitet

Balluku takohet me Sekretarët amerikanë të Energjisë dhe Punëve të Brendshme

7 Nëntor, 2025 9:43 pm
Para
Parashikimi i motit, i kthjellët dhe me vranësira kalimtare

E diel/ Si do të jetë sot moti

Horoskopi, 12 Shtator 2016

Horoskopi/ 9 Prill 2017

Aksion e masiv i policisë/ Zbulohet një magazinë e madhe droge në Përmet 

Peshohet droga e Permetit, sasi rekord prej 10 tonësh
















TE FUNDIT

Rama për të sëmurët me kancer, mjekët e infermierët:1 miliard euro për shëndetësinë

Rama për të sëmurët me kancer, mjekët e infermierët:1 miliard euro për shëndetësinë
8 Nëntor, 2025

Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se buxheti për shëndetësinë dhe mbrojtjen sociale për vitin 2026 do të jetë...

Lexo më shumë

Vinte nga Serbia, AKU bllokon kamionin me 25 ton misër

Vinte nga Serbia, AKU bllokon kamionin me 25 ton misër
8 Nëntor, 2025

AKU Shkodër ka bllokuar një kamion me 25 ton misër që vinte nga Serbia. Bllokimi u bë në doganën e...

Lexo më shumë

Basketbollisti që vendosi rekord/ Gjatë 2.36 metër, vesh këpucë me numrin 55

Basketbollisti që vendosi rekord/ Gjatë 2.36 metër, vesh këpucë me numrin 55
8 Nëntor, 2025

Olivier Rioux, 19-vjeçari më i gjatë në botë bëri debutimin e tij në ndeshjet e kolegjeve në basketbollin amerikan. Kanadezi...

Lexo më shumë

Aksident në Lezhë-Milot/ Humbin jetën dy persona, shoferi ishte i dehur

Helmohen disa banorë në Bulqizë
8 Nëntor, 2025

Rreth ores 01.30, ne rrugen interurbane dytesore Milot lezhe prane “EKO OIL”, ka ndodhur nje aksident rrugor, ku jane perfshire...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com