Kronikë

Ekzekutimi i ish-policit, çfarë dihet deri tani…


               Publikuar në : 12:12 - 16/09/19 |
geliano fataj

39-vjecari Blendi Teta, është një nga të dyshuarit se “ka gisht” në vrasjen e ish policit Santjago Malko. Ai është vënë në pranga gjatë fundjavës, ndërsa akuzohet se më veprimet e tij ka penguar zbulimin e vrasjes si dhe për moskallëzim të krimit.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e 27 Gushtit në kryeqytet në kohën që ish-polici po udhëtonte me makinën e tij, por u gjet nën breshërinë e armëve.

Në kërkim për këtë vrasjen janë dhe dy persona të tjerë, me inicialet L.D e E.D. 39-vjecari Blendi Teta pas vrasjes është kapur nga disa kamera sigurie, po ashtu nga përgjimet ka rezultuar se në një bisedë më bashkëjetuesen e tij, ti ketë thënë: Jam në kërkim për një vrasje.

Pistat e hetimit për këtë vrasje janë të shumta, ndërsa në “skenë” dalin dhe personazhe të njohur të botës së krimit.

Në dëshminë e parë në polici, 39-vjeçari ka thënë në polici se ka qenë një kalimtar i rastit. “Kam qenë vetëm kalimtar i rastit, nuk kam lidhje me ngjarjen”, është shprehur ai.

Santjago Malko u ekzekutua në makinën e tij tip “BMË X5”. Ai dyshohet se ishte pjesë e bandës së Ervis Martinajt, i njohur ndryshe si bosi i lojërave të fatit. Ai ka qenë i përfshirë në ngjarjen e 4 tetorit 2018, ku dhe ndodhi vrasja e Fabian Gaxhës në ish-Bllok pas një përplasjeje me armë.

Gjithashtu ish-polici i vrarë është përfshirë në një sherr me dy vëllezërit Lashi në vitin 2016 për një borxh.  Pas vrasjes po ashtu u zbulua se Malko ka qenë pjesë e Inspektoriatit të Mjedisit dhe Pyjeve, ku ka punuar si inspektor edhe pse ka qenë i shpallur në kërkim./ Opinion.al

Pas