Kronikë

Ekzekutimi i Hekuran Billës, burg për Sebastian Malin


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:33 - 21/06/20 |
Opi Nion

Gjykata ka lënë në burg pa afat Sebastian Malin, i arrestuar së bashku me dajën e tij Viktor Marku për vrasjen e Hekuran Billës më 11 qershor.

Sebastian Mali mohoi të kishte lidhje me ekzekutimin e Billës duke pretenduar se ishte rastësisht në vendngjarje.

Cili ishte roli i Sebastian Malit?  Mali u identifikua nga kamerat e sigurisë te kryqëzimi i Komunës së Parisit në rrugën që të çon te Qendra Tregtare. Sebastian Mali mësohet se vëzhgoi lëvizjet e shënjestrës. Ai e priti te kryqëzimi që të çon te qendra tregtare dhe në momentin që Hekuran Billa futet, i riu akuzohet se ka sinjalizuar atentatorët që dy minuta më pas e ekzekutuan.

Dy ditë më parë u arrestua Viktor Marku, i cili është i akuzuari kryesor i policisë që ka qëlluar mbi Billën, pasi ky i fundit në 2006 në Angli i vrau vëllanë, Prel Markun. Dushohet se Viktor Marku e organizoi atentatin së bashku me nipin dhe persona të tjerë që janë në kërkim dhe më pas u largua në Mal të Zi, por u arrestua dhe iu dorëzua policisë shqiptare.

Në kuadër të hetimeve për vrasjen e 40-vjeçarit Billa, ditën e sotme u arrestua dhe një 32-vjeçar i cili pas kontrolleve të policisë, u konstatua se mbante armë zjarri pistoletë me vete dhe tentoi të largohej me vrap.

Ndërkohë, policia ka shpallur në kërkim dhe 3 të tjerë të dyshuar si bashkëpunëtorë në atentatin mafioz. Bëhet fjalë për shoferin e makinës, i cili dyshohet se ka ndihmuar Viktor Markun të largohet nga vendi i krimit, dhe dy persona të tjerë që dyshohen si informatorë./ Opinion.al

Pas