Ekzekutimi i Gjovalin Prendit në Lezhë, vajza thërret mes lotësh të atin

Gjovalin Prendi u ekzekutua në Pllanë të Lezhës mbrëmjen e kësaj të enjteje.


Ky është momenti kur familjarë të tij shkojnë në vendin e ngjarjes. Siç edhe mund të dëgjohet, në lokalin ku u vra Prendi ka shkuar edhe vajza e tij e cila thërret të atin.

Mësohet se pasi Gjovalin Prendi u qëllua me armë zjarri, banorët tentuan t’i shkonin në ndihmë.

Ai u dërgua në spital, por sapo ka mbërritur në duart e stafit mjekësor ka ndërruar jetë.

Kujtojmë se Gjovalin Prendi është babai i Sidorel Prendit, ose i njohur ndryshe si Roan Brahimi Ky i fundit është ekzekutuar vitin e kaluar në Athinë.

Emri i Roan Brahimit është lidhur me një sërë çështjesh kriminale./tvklan.al

 



Ju sugjerojmë

Para













TE FUNDIT