Pas ekzekutimit të Gentjan Bejtjas në Fushë Krujë, është gjetur një makinë e djegur, që mendohet se iu përket autorëve të vrasjes.
Ngjarja ndodhi pasditen e kësaj të premteje, ku Bejtja u ekzekutua në oborrin e banesës së tij në Fushë Krujë.
Kujtojmë se 42-vjeçari i ka shpëtuar 3 atentateve të tjera të mëparshme, ku në atentatin e fundit pranë banesës së tij mbeti i vrarë kunati i Bejtjas dhe u plagos djali i tij i mitur./Opinion.al