Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ekzekutimi i Devi Kasmit/ Ish-polici grek i akuzuar për vrasjen, 4 orë në pyetje

2018/06/14 at 8:36 PM
në Kronikë, Kryesore
Kohë leximi: 2 min
A A
“Thërrit policinë se u vranë”, dinamika e vrasjes së Devi Kasmit

Prokurorët e Krimeve të Rënda kanë marrë në pyetje dy ditë më parë për më shumë se katër orë, ish-policin grek, Efthymios Efthymious. Ky i fundit mbahet në mjediset e burgut të Bradasheshit në Elbasan, nën akuzë për vrasjen e shtetasit Devi Kasmi.


“Panorama” shkruan se sipas Prokurorisë, ka dyshime se shtetasi grek është vrasës me pagesë dhe ka ekzekutuar Devi Kasmin me porosi të Aurel Hoxhallarit, që është ende në kërkim. Ai është ndihmuar, sipas Prokurorisë, nga Elton Hoxhallari, Elton Halipaj dhe Malvin Dinellari. Mirëpo, gjatë marrjes në pyetje, shtetasi grek ka mohuar që të ketë qenë ai përfshirë në vrasje.

Ai ka thënë para hetuesve shqiptarë se në Shqipëri kishte ardhur për pushime dhe se nuk ka lidhje me Devi Kasmin. Marrja në pyetje e tij është bërë në prezencë të avokatit të tij, Saimir Vishaj. Sipas dosjes hetimore, ka qenë një furgon i bardhë, i cili ka marrë vrasësin pas atentatit, ai që i ka çuar hetuesit te greku Efthymios Efthymious dhe tre të arrestuarit e tjerë, Elton Hoxhallari, Elton Halipaj dhe Malvin Dinellari.

Nga dëshmitë rezulton se ekzekutori ka qenë një person i vetëm në momentin kur u qëllua Kasmi dhe është larguar me motor. Kamerat e sigurisë kanë fiksuar atentatorin me motor, që merret nga disa persona disa metra më larg përmes një furgoni tip “Benz”, ngjyrë e bardhë. Kamerat kanë fiksuar edhe targën e furgonit. Prokurorët kanë mundur të identifikojnë më pas edhe pronarin e tij, që është një shtetas nga Fushë-Kruja.

Ky i fundit është marrë në pyetje dhe ka deklaruar se e ka shitur furgonin për 4200. Ai ka treguar se shitja është bërë te një notere më 17 janar dhe personat që e kanë kontaktuar kanë qenë Elton Halipaj dhe Malvin Dinellari.

Kjo ka qenë përcaktuese për hetuesit, për të zbuluar grupin dhe shtëpinë e Aurel Hoxhallarit, i cili dyshohet si organizator i atentatit, por që është ende në kërkim. Shtetasi nga Fushë-Kruja, që ka shitur furgonin tek organizatorët e atentatit, ka thënë në Prokurori se ai është takuar me dy persona rreth moshës 25 vjeç në afërsi të sheshit “Shqiponja” në Tiranë.

Sipas tij, blerësi komunikonte me dikë tjetër në telefon për çmimin dhe në fund ranë dakord për ta kryer blerjen e furgonit kundrejt 4200 eurove. Nga dëshmia e pronarit të furgonit, rezulton se personi që ai ka takuar ka qenë Elton Halipaj, ndërsa paratë janë dhënë nga Malvin Dinellari. Këta të fundit kanë thënë në Prokurori se punonin për Aurel Hoxhallarin dhe furgonin e kishin blerë për llogari të tij.

Policia më pas ka mbajtur në vëzhgim të dyshuarit për pak ditë, derisa i arrestoi. Gjatë dëshmive në Prokurori, të arrestuarit kanë thënë se shtetasi grek Efthymios Efthymious kishte vetëm një muaj që kishte ardhur në Shqipëri dhe ishte mik i Aurel Hoxhallarit. Ai është arrestuar gjatë aksionit policor, teksa tentonte të largohej nga banesa./Panorama

 

Etiketa: 4 oregreku merret ne pyetjevrasja e Devi kasmit


Ju sugjerojmë

Berisha: Veliaj si gjyqi i Kadri Hazbiut, e krahasoi PS me FARC-un e Kolumbisë
Kryesore

Berisha: Veliaj si gjyqi i Kadri Hazbiut, e krahasoi PS me FARC-un e Kolumbisë

3 Nëntor, 2025 2:48 pm
Shpallet fajtor ish-deputeti socialist Jurgis Çyrbja, jepet dënimi
Kronikë

Shpallet fajtor ish-deputeti socialist Jurgis Çyrbja, jepet dënimi

3 Nëntor, 2025 2:31 pm
Auto-Skicë
Aktualitet

“Territorialja” mblidhet të premten, PD ende nuk ka dorëzuar emrat e anëtarëve

3 Nëntor, 2025 1:29 pm
Berisha për 21 janarin: Njeriu i vetëm që ka penguar hetimet është Rama
Aktualitet

Berisha për 21 janarin: Njeriu i vetëm që ka penguar hetimet është Rama

3 Nëntor, 2025 1:26 pm
Berisha publikon dokumentin: Policia greke vërteton ekspulsin e Irenës me 5 mbiemra
Kryesore

Berisha publikon dokumentin: Policia greke vërteton ekspulsin e Irenës me 5 mbiemra

3 Nëntor, 2025 11:01 am
Bujar Leskaj i paraqet Berishës dorëheqjen
Kryesore

Bujar Leskaj i paraqet Berishës dorëheqjen

3 Nëntor, 2025 10:50 am
Kreu i ARRSH paraqitet në SPAK
Kronikë

Kreu i ARRSH paraqitet në SPAK

3 Nëntor, 2025 9:28 am
Kryesore

Parashikimi i motit, 3 nëntor

3 Nëntor, 2025 8:17 am
Horoskopi për ditën e sotme, 10 korrik 2025
Kryesore

Horoskopi 3 nëntor, çfarë parashikojnë yjet për ju

3 Nëntor, 2025 8:15 am
Aksident në aksin Shkodër-Velipojë, përplaset për vdekje një kalimtar
Kronikë

Aksident në Fier, humb jetën një person

2 Nëntor, 2025 6:47 pm
Para
FotoLajm/ Berisha publikon avionët e drogës në Librazhd

FotoLajm/ Berisha publikon avionët e drogës në Librazhd

Rama: ISIS po vdes, por mbetet gjallë mesazhi

Rama: ISIS po vdes, por mbetet gjallë mesazhi

Qeni antieksploziv që ruan trupat e vettingut, kontroll edhe në automjetet e gjyqtarëve

Qeni antieksploziv që ruan trupat e vettingut, kontroll edhe në automjetet e gjyqtarëve
















TE FUNDIT

Problemet dhe dilemat e Sylvinhos para dy “finaleve” të nëntorit

Problemet dhe dilemat e Sylvinhos para dy “finaleve” të nëntorit
3 Nëntor, 2025

Kombëtarja shqiptare e futbollit këtë muaj mund të shkruajë një kapitull të rëndësishëm në historinë e saj. Kuqezinjtë e drejtuar...

Lexo më shumë

Raketat Tomahawk për Ukrainën, Trump bën një hap pas: Jo, nuk do të ndodhë tani

Raketat Tomahawk për Ukrainën, Trump bën një hap pas: Jo, nuk do të ndodhë tani
3 Nëntor, 2025

Donald Trump ka treguar gatishmëri për t'u distancuar nga zhvillimet në Ukrainë, pavarësisht përpjekjeve të tij për të ndërmjetësuar për...

Lexo më shumë

Berisha: Veliaj si gjyqi i Kadri Hazbiut, e krahasoi PS me FARC-un e Kolumbisë

Berisha: Veliaj si gjyqi i Kadri Hazbiut, e krahasoi PS me FARC-un e Kolumbisë
3 Nëntor, 2025

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në mbledhjen e sotme të Kryesisë deklaroi se vendi po kalon një moment historik,...

Lexo më shumë

Romë/ Shembet Torre dei Conti pranë Colosseum, një punëtor nën rrënoja

Romë/ Shembet Torre dei Conti pranë Colosseum, një punëtor nën rrënoja
3 Nëntor, 2025

Një ngjarje e rëndë ka tronditur këtë të hënë qendrën historike të Romës, ku një pjesë e Torre dei Conti,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com